Lajme
BE-ja mbetet pa përfaqësuesin special në Kosovë
Skadon mandati përfaqësuesit special të BE-së në Kosovë, Piter Feith, ndërsa BE-ja nuk ka caktuar pasardhësin e diplomatit holandez
Bashkimi Evropian nuk ka caktuar asnjë pasardhës për ish-përfaqësuesin special të tij në Kosovë, Piter Feith, mandati i të cilit skadoi të shtunën.
Zyrtarët e institucioneve kosovare preferojnë që në kuadër të ristrukturimit të shërbimit të jashtëm evropian, për Kosovën të caktohet një përfaqësues i vetëm i BE-së, raporton Evropa e Lire.Autoritetet kosovare presin që Brukseli zyrtar të marrë sa më parë një vendim për ristrukturimin e pranisë së tij në Kosovë, bazuar në Traktatin e Lisbonës për të tejkaluar, siç thuhet, vakuumin evropian në vend.
Përveç kësaj, BE-ja nuk ka caktuar një shef të ri të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Prishtinë, funksionin e të cilit deri para pak muajsh e luajti italiani Renzo Daviddi.
Përfaqësuesit e institucioneve kosovare shfaqin shpresën që vendimi i 27 shteteve anëtare të BE-së ta nxjerrë një përfaqësues të vetëm evropian në Kosovë, në mandatin e të cilit do të shkriheshin roli i deritashëm i Feithit dhe ai i Davidit.
Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë për Integrime Evropiane, Edon Cana, i tha Radios Evropa e Lirë se me një përfaqësues të vetëm të BE-së në Kosovë do të lehtësohej komunikimi dhe koordinimi ndërmjet Prishtinës dhe Brukselit.
Emrat e diplomatëve të ndryshëm evropianë si ai i austriakut Stefan Lehne, sllovakut Mirosllav Lajcak, italianit Fernando Gentilini dhe së fundi ai i përfaqësueses së Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, janë përfolur deri më tani si zëvendësues potencial të Piter Feithit në cilësinë e përfaqësuesit special të BE-së në Kosovë.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Propozohet që të gjithë punonjësit me orar të plotë në Zvicër të kenë pesë javë pushime Një mocion parlamentar kërkon rritjen e pushimit minimal vjetor nga katër në pesë javë për të... -
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto











