Lajme
Nxënësit gjermanë dhe “Shtëpia e Bardhë” e Prizrenit
Gjimnazistët gjermanë nga Gemündeni kishin sjellë një çek për tu mundësuar vijimin e gjimnazit “Loyola” edhe nxënësve nga familjet e varfra
19 nxënëse dhe nxënës nga Gemünden-i kanë vizituar shkollën me të cilën janë vëllazëruar, Gjimnazin Loyola në Prizren. Gazeta Main Post i kushton një artikull kësaj vizite.
Vizitë në Shtëpinë e bardhë? “Jo, nuk është ashtu, siç mund të tingëllojë: Ne nuk ishim në SHBA. 19 nxënësit e gjimnazit Friedrich-List (FLG) të Gemündenit, të cilët tash vonë janë kthyer nga udhëtimi, kanë vizituar Prizrenin”, sqaron pedagogu i tyre Jürgen Endres. Së bashku me nxënësit ai ka kaluar një javë në vizitë Gjimnazit Loyola në Prizren, që është i binjakëzuar me FLG-në.
FLG kultivon prej vitesh një partneritet të gjallë me Gjimnazin Loyola. Por vetëm vitin e kaluar u realizua për herë të parë një shkëmbim nxënësish mes tyre.
Me rastin e vizitës së fundit, gjimnazistët nga Gemündeni u pritën veç tjerash edhe në Kuvendin Komunal, i cili në zhargonin e atjeshëm njihet si “Shtëpia e Bardhë”. Në sallën e kuvendit, të veshur me dru, nxënësit patën kënaqësinë e veçantë të zinin, kush vendet në ulëset e deputetëve e kush në ato të vizitorëve.
Nënkryetari i komunës, Ruzhdi Rexha, u qëndronte pranë mysafirëve nga Gjermania, duke iu përgjigjur gjatë gjithë kohës interesimeve të tyre.
Dhe, rasti për një seancë pyetjesh ishte ideal. Nxënësit gjermanë kishin udhëtuar për në Kosovë me qëllimin që, së bashku me nxënësit prizrenas të shkruanin një guidë turistike për Prizrenin.
Të ndarë në grupe të vogla, ata mblidhnin informacione mbi monumentet e rëndësishme në qytet, si p.sh. lidhur me hamamin e vjetër, një numër të madh xhamish, dhe gërmadhat e kalasë që i qëndron qytetit përmbi. Ata realizuan shumë intervista dhe shkrepën pa numër shumë fotografi. Pasi ktheheshin në gjimnazin Loyola, ata i vlerësonin rezultatet e hulumtimeve të tyre, i përpunonin ato duke i ndarë në tekste të shkurtra për guidën dhe i vendosnin në pllakate.
Ashtu sikurse edhe një vit më parë, gjimnazistët nga FLG nuk kishin ardhur duarthatë në Prizren. Kështu, Atë Walter Happel, themelues dhe drejtor i Gjimnazit “Loyola”, pati kënaqësinë të merrte dhuratë një çek prej 500 frangash. Këtë shumë të hollash e kishin mbledhur nxënësit dhe mësimdhënësit e gjimnazit. Ata dëshironin që me to tu mundësonin vijimin e gjimnazit “Loyola” edhe nxënësve nga familjet e varfra, që nuk mund të siguronin pagesën prej 70 eurosh në muaj.
Veç kësaj, nxënësit nga Gjermania kishin sjellë me vete edhe shumë libra, të zgjedhura nga biblioteka e FLG, nga ato që ndodheshin në listën e kërkesave të gjimnazit “Loyola” të Prizrenit.
Vizita e kthimit, e nxënësve nga Kosova në Gemünden, është planifikuar për fillimin e qershorit. Nxënësit e shkollës së Prizrenit, të binjakëzuar me atë të Gemündenit, kësaj here do të punojnë në realizimin e një guide turistike në gjuhën shqipe për Gemündenin. Në këtë mënyrë, para së gjithash familjarët që nuk dijnë gjermanisht, të nxënësve që vizitojnë Gjermaninë, do të kenë një pasqyrë të vogël lidhur me qytetin Gemünden.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike Qyteti i Lozanës po ofron kompensime që nga e marta për bizneset dhe institucionet publike të... -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit -
Gjenevë: Historia e artit hiqet nga lëndët e detyrueshme në shkollat e mesme










