Lajme
Me një votë më shumë, LIBE voton liberalizimin e vizave për Kosovën
Eurodeputetja Tanja Fajon shprehi kënaqësinë që ka marrë një votë më shumë për raportin e saj për liberalizim të vizave për Kosovën. Tani, sipas saj, topi është në anën e Prishtinës
Komiteti për të Drejtat Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE) i Parlamentit Evropian i ka dhënë mbështetjen raportit dhe rekomandimeve për liberlazim të vizave për Kosovën, por nuk ka marrë një mandat për fillimin e negociatave me Këshillin e BE-së për çështjen e vizave. Ky vendim ‘gjysmak’ ka ardhur pasi kosova nuk e ratifikoi demarkacionin me Malin e Zi që ishte kush i BE-së.
Megjithatë e mira është se Komisioni (LIBE) ka mbështet raportin e raportueses së Bashkimit Evropian për Liberalizimin e Vizave për Kosovën, Tanja Fajon, gjë që shihet si hap pozitiv. Ky komision është procedura e fundit përpara se Parlamenti Evropian të vendosë nëse qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në vendet e BE-së.
Tanja Fajon shprehi kënaqësinë që “ka marrë një votë më shumë për raportin e saj, por tha se tani varet nga Kosova kur do të përmbushë kriteret e përcaktuara për t’i hapur mundësinë që ta fus në votim në seancë plenare të Parlamentit Evropian.
“Tani çdo gjë është në duart e Kosovës. LIBE i dha një mbështetje me shumicën e votave raportit tim, rekomandimeve të mia, për lëvizjen pa viza të Kosovës. Kjo tani do të thotë se unë do të vendos kur ta paraqes para seancës plenare. Duke parë një situatë si kjo në LIBE, ku shumica e kolegëve shprehën shqetësimet për përmbushjen e dy standardeve të mbetura, ajo për demarkacionin e kufirit dhe thellimi i luftës kundër korrupsionit, dhe prandaj standardet duhet të plotësohen përpara se ta dërgojë për votim në seancë plenare”, tha Fajon për REL.
Ajo tha se sot në LIBE nuk mori mandatin që të diskutojë më Këshillin, por Këshilli deri tani nuk e ka marrë një qëndrim.
“Kjo nuk do të thotë asnjë gjë për çështjet procedurale në Parlament, sepse LIBE me dha mbështetjen e plotë dhe unë kam përkrahjen që të mos kthehem në LIBE. Hapi tjetër është seanca plenare e Parlamentit Evropian. Por para kësaj Kosova duhet të përmbushë dy kushtet e mbetura”, tha ajo.
LIBE, sipas saj, dha mbështetjen me një votë më shumë.
“Nuk është mbështetja më e madhe, por jam e kënaqur se morëm këtë mbështetje, sepse në orët e fundit situata ishte shume e tensionuar. Ne nuk do të diskutojmë më për raportin për Kosovën ne LIBE. Unë kam mandatin që të vazhdojë, por do të shoh se kur do ta vendos në seancë plenare sepse tani është vërtetë në duart e Kosovës”, tha ajo.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana













