E-Diaspora
Të gjithë meritojnë një shans
Algjeriani Ramzi Lazali ka një kompani të suksesshme ndërtimi. Ai tashmë ka takuar edhe shqiptarin Denison Sela, i cili ishte pak para dëbimit, por tani punon në kompaninë e algjerianit
Refugjatët kanë histori shumë interesante. Disa për fat të mirë kanë realizuar ëndrrat e tyre, e për disa janë ndërprerë në gjysmë. Por, të gjithë meritojnë një shans.
Kështu thotë edhe algjeriani Ramzi Lazali. Ai shkoi në Gjermani në moshën 27-vjeçare, si refugjat. Ai kishte diplomuar në vendin e tij si inxhinier mekanik, por vendi i tij ishte dobësuar për shkak të luftës civile, shkruan albinfo.ch.
Në fakt, ai dëshironte që të shkojë në Holandë, por pasi u takua me gruan e tij të ardhshme në Ostfriesland, vendosën të qëndrojnë. Ai është baba i katër fëmijëve dhe ka një kompani të suksesshme ndërtimi në Sudbrookmerland.
Ai tani është takuar me një tjetër refugjat. Denison Sela është shqiptar nga Grossefehn, i cili ishte pak para dëbimit. Megjithatë, shpëtoi pasi Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë pasi ia njohur nivelin e kualifikimit të punës.
Aktualisht Sela ka diplomuar në kompaninë e ndërtimit të Ramzi Lazalit, për një periudhë 1-vjeçare dhe në gusht të vitit të ardhshëm mund të fillojë trajnimin si murator. “Të gjithë meritojnë një shans”, thotë Ramzi Lazali. Megjithatë, karriera në një vend të huaj nuk do të jetë e lehtë.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih Oficerët e policisë u qëlluan me shishe dhe gurë, duke lënë një të plagosur, ndërsa një... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër













