Sport
Nuri Seferi bokson me turkun Firat Arslan
“Unë besoj te kualiteti im dhe do të jem unë ai që do të ngre lart flamurin kuq e zi në fund të ndeshjes për të festuar fitoren, e cila ka një peshë mjaft të madhe për të ardhmen e karrierës sime”
Një ndeshje e madhe e boksit po afron. Të shtunën, më 17 shtator, rreth orës 22.00, boksieri shqiptar Nuri Seferi do të ngjitet në ring për të sfiduar ish kampionin e botës, turkun Firat Arslan.
Boksieri nga Gostivari në profilin e tij në “Facebook” ka bërë të ditur se do të zhvillojë ndeshjen e karrierës së tij.
“Unë besoj te kualiteti im dhe do të jem unë ai që do të ngre lart flamurin kuq e zi në fund të ndeshjes për të festuar fitoren, e cila ka një peshë mjaft të madhe për të ardhmen e karrierës sime”, njofton “albinfo.ch”.
“Taisoni shqiptar” ka respekt për kundërshtarin duke e cilësuar atë një boksier shumë të fortë, me karrierë të suksesshme dhe sfidues i emrave të njohur botërorë në kategorinë “Cruiser”. Por ai beson që se bashku me mbështetjen e publikut do të dalë fitues.
“Besoj shum se mbështetja juaj do të jetë mjaftë e fuqishme, andaj dua që këtë ndeshje ta përfundoj në menyrën më të mirë të mundshme”, ka shkruar ai.
Po ashtu në këtë mbrëmje do të boksojë edhe vëllai i tij, Sefer Seferi kundër boksierit të mirënjohur të kategorisë së rëndë, Manuel Charr.
Ndeshja do të zhvillohet në Göppingen të Gjermanisë, ndërsa do të transmetohet drejtpërdrejtë në Digitalb dhe Supersport.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjenden të pajetë tre familjarët e zhdukur pas nisjes nga Shkupi Tre familjarët nga Vushtrria, të cilët ishin raportuar të zhdukur pasi ishin nisur nga Shkupi drejt... -
Tre persona nga Vushtrria raportohen të zhdukur, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve -
MPJD njofton për stabilizimin e situatës në pikën kufitare Bajakovo -
Dr. Hekuran Bytyçi, një mjek nga Kosova, me pozitë udhëheqëse në Lugano -
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës
Jeta në Zvicër
-
Shpërthen zjarr i madh në hotelin “Continental Park” në qytetin e Lucernës Zjarrfikësit janë angazhuar në një operacion të madh për shuarjen e zjarrit, ndërsa tymi i dendur... -
Policia zvicerane sqaron rregullin që shumica e shoferëve nuk e dinë: Futuni vetëm në fund të korsisë -
Gjithnjë e më shumë zviceranët zgjedhin hekurudhën për udhëtime -
Centralet e reja bërthamore zvicerane mund të rrezikojnë mijëra vende pune -
Shtohen dyshimet për zgjerimin e rrjetit rrugor në Zvicër














