Kosova
Albulena Haxhiu ngushëllon familjet e viktimave nga Vushtrria
U.D. e Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas aksidentit tragjik pranë Bllacës, ku humbën jetën tre qytetarë nga Vushtrria – Ejup Tërnava, Cennet Tërnava dhe Fatmire Shabani
U.D. e Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas aksidentit tragjik pranë Bllacës, ku humbën jetën tre qytetarë nga Vushtrria – Ejup Tërnava, Cennet Tërnava dhe Fatmire Shabani.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haxhiu e cilësoi ngjarjen si një humbje të rëndë, duke theksuar se viktimat ishin vetëm pak kilometra larg Kosovës, në rrugën e kthimit drejt shtëpisë.
“Më pikëlloi thellë lajmi për humbjen tragjike të jetës së tre qytetarëve tanë nga Vushtrria. Udhëtimi i tyre drejt shtëpisë u ndërpre vetëm pak kilometra larg Kosovës, duke lënë pas dhimbje të madhe për familjet dhe të gjithë ata që i njohën”, ka shkruar Haxhiu.
Ajo u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjeve Tërnava dhe Shabani, si dhe të gjithë të afërmve e miqve të viktimave, duke theksuar se institucionet dhe qytetarët ndajnë dhimbjen me ta në këto momente të vështira.
“Në këto çaste të rënda, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve Tërnava dhe Shabani, të afërmve dhe miqve të tyre. Jemi pranë jush dhe ndajmë dhimbjen tuaj. U prehshin në paqe!”, përfundon reagimi i saj.
E-Diaspora
-
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës” Në Bulevardin e Qytetit në Podujevë sot është hapur Panairi me produkte artizanale, me të cilin... -
Vëllezërit nga Kosova sjellin në Zvicër garazhin ku klientët riparojnë vetë automjetet -
Gjenden të pajetë tre familjarët e zhdukur pas nisjes nga Shkupi -
Tre persona nga Vushtrria raportohen të zhdukur, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve -
MPJD njofton për stabilizimin e situatës në pikën kufitare Bajakovo
Jeta në Zvicër
-
Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër Një peticion me mbi 110 mijë nënshkrime, i dorëzuar të hënën në Kancelarinë Federale të Zvicrës,... -
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja -
Helikopterët furnizojnë me ujë Alpet Zvicerane -
Mblidhen 110 mijë nënshkrime, peticioni zviceran kërkon gjashtë muaj leje lindjeje -
Zvicra po përballet me një formë të re ekstremizmi në vitin 2026













