Lajme
Pasaporta zvicerane, kusht për të qenë polic?
Një mocion i SVP-së kërkon që personave pa shtetësi zvicerane tu ndalohet të kryejnë punën e policit
Qeveria federale nuk e konsideron pasjen e shtetësisë zvicerane si kusht për punën e policit. Për këtë arsye ajo i rekomandon parlamentit që të hedhë poshtë një mocion të drejtuar nga SVP-ja, i cili kërkon që policë të mund të bëhen vetëm ata që kanë pasaporta zvicerane.
Qeveria nuk dëshiron të ndalojë kantonet të cilat duan të punësojnë policë që nuk kanë pasaporta të Zvicrës, shkruan swissinfo.ch
Në përgjigjen e qeverisë ndaj mocionit të deputetit të SVP-së Rudolf Joder, që është publikuar të enjten, thuhet se kompetencat për të punësuar policët janë në dorë të kantoneve. Për këtë arsye duhet tu lihet kantoneve të vendosin vetë për kriteret për punësim.
Në shumicën e kantoneve shtetasit e huaj nuk lejohen të punojnë në polici. Por ka edhe trupa policore ku kjo lejohet. Kështu për shembull në Policinë Kriminale Federale, janë vetëm disa poste për të cilat shtetësia zvicerane është kusht. Dhe, një gjendje e tillë, për qeverinë është në rregull.
Prandaj ajo nuk e konsideron të arsyeshëm çfarëdo ndryshimi në kushtetutë. Pikërisht një ndryshim të tillë e ka kërkuar në mocion politikani i SVP-së. Ai ka kërkuar që në ligjin përkatës të futet paragrafi sipas të cilit vetëm zviceranët mund të punojnë në profesionin e policit.
Përmes kësaj, sipas mocionit, “do të parandalohej që ushtrimi i funksioneve policore të bëhet edhe më i vështirë se sa është. Përmbushja e detyrave të policisë më me kompetencë behet nga persona me shtetësi zvicerane”.
E-Diaspora
-
Edicioni i pestë i Kino Kosova 2026 konfirmoi suksesin dhe peshën kulturore në Cyrih “Return To Kosovo” dhe “House With a Voice” shënuan natën përmbyllëse të festivalit me rrëfime të... -
Protestë masive në Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provimin e jurisprudencës në shqip -
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë -
Nuk Je Vetëm – kampanja për shëndetin mendor -
Diaspora shqiptare në Rumani, urë mes historisë dhe së ardhmes së Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
SBB po shqyrton vendosjen e ekraneve reklamuese në trena, shumica e pasagjerëve kundër Swiss Federal Railways po vlerëson mundësinë e vendosjes së ekraneve digjitale me reklama në trenat e... -
Ushtria zvicerane teston dronët e zbulimit dhe sulmit -
Edicioni i pestë i Kino Kosova 2026 konfirmoi suksesin dhe peshën kulturore në Cyrih -
Televizioni zviceran-RTS: Rritet trafiku i kokainës në Ticino, mafia shqiptare dominon tregun -
Gjeneva planifikon masa të posaçme për samitin e G7-ës












