Lajme
Maqedoni: Zyrtarisht fillon fushata parazgjedhore
Thirrje për sjellje korrekte zgjedhore dërguan SHBA-ja, BE-ja, NATO dhe OSBE-ja, si dhe më shumë organizata vendore dhe ndërkombëtare
Të dielën në mesnatë edhe zyrtarisht fillon fushata e partive politike dhe pjesëmarrësve tjerë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që do të mbahen më 5 qershor, të cilat do të realizohen sipas modelit proporcional në Maqedoni, raporton REL.
Të gjitha partitë politike shqiptare janë deklaruar se fushata e tyre do të përqendrohet në elaborimin e programit të partisë, por kësaj radhe më shumë do të fokusohen në takimet ballë për ballë me qytetarët, për të bashkëbiseduar ndryshe nga praktika e mëparshme e organizimit të mitingjeve të mëdha.Partia shqiptare në opozitë edhe më tej shpreh shqetësimin për devalvalvimin e votës së lirë, andaj dhe kërkon nga përfaqësuesit ndërkombëtarë, që në zonat më problematike të kryhet monitorim më i ashpër.Me qëllim të procesit zgjedhor korrekt dhe demokratik, partitë politike javën e kaluar nënshkruan Kodeks të sjelljes gjatë zgjedhjeve parlamentare. Thirrje për sjellje korrekte zgjedhore dërguan SHBA-ja, BE-ja, NATO dhe OSBE-ja, si dhe më shumë përfaqësues dhe organizata vendore dhe ndërkombëtare. Zgjedhjet e 5 qershorit do të monitorohen nga 332 përfaqësues të Zyrës së OSBE-së për institucione demokratike dhe të drejtat e njeriut – ODIHR dhe 3.500 të tjerë nga Asociacioni qytetar MOST
Shqiptarët shtetas të Maqedonisë që jetojnë jashtë vendit të tyre për herë të parë do të kenë mundësi të votojnë në këto zgjedhje parlamentare të caktuara më 5 qershor.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












