Jeta në Zvicër
Credit Suisse: Normat negative të interesit, rrezik i fshehur për jostabilitetin bankar
Normat negative të interesit në Zvicër mund të çojnë në paqëndrueshmëri në sektorin e bankave zvicerane, ka paralajmëruar Thomas Gottstein, drejtor ekzekutiv i „Swiss Universal Bank“, në pronësi të „Credit Suisse“
Që nga janari i vitit të kaluar Banka Qendrore e Zvicrës SNB, ka futur norma negative të interesit në një përpjekje për të dekurajuar investimet në franga zvicerane, rritja e çmimeve të cilave e dëmtojnë eksportet nga vendi i vogël alpin, shkruajnë agjencitë e huaja, përcjell albinfo.ch.
Deri më tani vetëm një nga rreth 260 banka në Zvicër ka pezulluar normat negative ´të interesit për klientët e saj dhe për institucionet e kreditore. Sipas Thomas Gotshtajn në këtë fazë bankat mund të jetojnë në një mjedis të interesit nën zero.
Megjithatë, ai paralajmëroi se normat negative të ineteresit tashmë peshonjnë rëndë në biznesin e bankave dhe se mund të tërheqë nga tregu konkurrentë të tjerë që nuk kanë obligime të rëndësishme në frangun zviceran, sic janë bankat e huaja.
“Në afat të mesëm dhe të gjatë kjo nuk është një situatë e qëndrueshme.”, tha Gottstein gjatë prezantimit të parashikimeve ekonomike p Gottstein për “Credit Suisse”.
Normat negative të interesit dhe ndërhyrjet në tregun valutor janë strategji e Bankës Qendrore të Zvicrës SNB, për t’u marrë me frangun e fortë. Në fillim të vitit 2015, rregullatori ka hequr kufizimet e kursit të këmbimit të frangut kundrejt euros.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih Oficerët e policisë u qëlluan me shishe dhe gurë, duke lënë një të plagosur, ndërsa një... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër













