Lajme
Barroso vjen për të “inspektuar” përparimin në Kosovë
Presidenti i Komisionit Evropian (KE), Jose Manuel Barroso do të vizitojë sot Prishtinën, ku do të ketë takime me krerët me të lartë institucionalë – presidenten, kryeministrin, kryeparlamentarin dhe përfaqësues të partive politike, si dhe përfaqësues të pakicave.
Pritet që Barroso, së bashku me komisionarin për Zgjerim të BE, Stefan Fuele, t’ua bëjnë me dije zyrtarëve kosovarë për çfarë duhet bërë në përmbushjen e kritereve, si për procesin e liberalizimit, ashtu edhe për procesin e integrimit.
Barroso pritet të kërkojë nga institucionet e vendit zbatimin e obligimeve të dala nga raporti i fundit i progresit, dhe kryerjen e reformave konkrete, ne mënyrë që raporti i ardhshëm, që do të publikohet në nëntor të këtij viti, të shënojë ndonjë progres.
Kreu i KE-së, dje qëndroi në Beograd, ndërkaq ka anuluar vizitën në Tiranë për shkak të zhvillimeve paszgjedhore atje. Gjatë takimeve me zyrtarët serbë, Barroso ka thënë se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE, por ka porositur qeverinë serbe se problemet me Kosovën duhen zgjidhur.
“Unë besoj se është e mundur të gjendet një zgjidhje pragmatike”, ka thënë Barroso në Beograd, pas takimit me presidentin serb, Boris Tadiq.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? Bashkimi Evropian ka vendosur që paketat me vlerë nën 150 euro, të importuara nga jashtë BE-së,... -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar











