Lajme
Pesë shqiptarë arrestohen se e kërcënuan një shtetase gjermane
Sipas policisë, këta shtetas dyshohet se nën efektin e alkoolit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kanosur me armë zjarri shtetasen gjermane A.T.
Policia e Shkodrës ka arrestuar pesë persona të cilët kishin kanosur me armë zjarri një shtetase gjermane, bëjnë të ditur mediat shqiptare.
Sipas policisë shqiptare, shtetasja gjermane me iniciale A.T., 23 vjeçe ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Shkodër se është kanosur me armë zjarri nga pesë shtetas që lëviznin me një automjet dhe të armatosur me armë zjarri, përcjell albinfo.ch.
Menjëherë pas këtij kallëzimi policia e Shkodrës ka ngritur grupin hetimor dhe falë veprimeve të shpejta hetimore dhe operative u identifikua mjeti me 5 shtetasit e dyshuar si dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: Ersid Hasaj, 25 vjeç, Shpëtim Buraniqi 22 vjeç, Bashkim Buraniqi 24 vjeç, Armen Lisaj 25 vjeç, Shuajp Molla 58 vjeç.
Sipas policisë, këta shtetas dyshohet se nën efektin e alkoolit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kanosur me armë zjarri shtetasen gjermane A.T.
Ndaj shtetasit Ersid Hasaj policia ka ngritur akuzën për veprën penale “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”, ndërsa për veprat penale “Kanosja” dhe “Moskallëzim krimi” akuzohen shtetasit e tjerë, Shpëtim Buraniqi, Bashkim Buraniqi, Armen Lisaj dhe Shuajp Molla.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj












