Lajme
Kosova në ethe nga shirat e rrëmbyeshëm
Pas përmbytjeve të djeshme në Prishtinë dhe rrethinë, për sot ka paralajmërime se të reshura shiut do të ketë me të njëjtin intensitet
Sipas drejtorit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Sylë Tahirsylaj, të reshurat gjatë ditës mund të përfshijnë gjithë vendin dhe pritet të jenë shumëfish më të mëdha sesa ato që kanë rënë dje.
“Parametrat e parashikimit të motit të bëra nga Instituti tregojnë që vendi do të ballafaqohet me të reshura të furishme që do të jenë evidente veçmas nga e hëna deri të enjten. Sasia e këtyre të reshurave do t’i kalojë ato që kanë rënë të dielën”, ka thënë Tahirsylaj.
Sipas tij, sasia e të reshurave që priten të bien Kosovë gjatë kësaj jave paraqesin rrezik të madh për shkaktim të vërshimeve në përmasa të paparashikueshme.
Ndërkohë, për mosreagimin e institucioneve përkatëse kur reshjet e djeshme vërshuan shumë shtëpi e biznese në Prishtinë, ka shtyrë të reagojë edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ).
Sipas këtij këshilli, vërshimet kanë shkaktuar dëme në Lagjen e Spitalit, në Kodrën e Trimave, fshatin Shkabaj dhe në disa rrugë të qendrës së Prishtinës.
KMDLNJ ka ftuar organet e komunës së Prishtinës dhe kompanitë publike që janë përgjegjëse për shëndetin publik, ujësjellës-kanalizimet, rrymën dhe pastrimin e rrugëve të reagojnë menjëherë.
Edhe qytetarët e shumë të Prishtinës druajnë nga të reshurat e reja dhe paralajmërimeve se ato do të jenë më të fuqishme se sa të djeshmet, që shkaktuan dëme të mëdha në kryeqytet dhe rrethinë.
Nga Komuna e Prishtinës kanë thënë se janë duke menaxhuar situatën e krijuar me të reshurat dhe se kanë vënë në dispozicion të gjitha firmat kontraktuese për infrastrukturë.
Po ashtu edhe ekipe të policisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë në gjendje gatishmërie për të ndihmuar banorët.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë Një shqiponjë në qafë nuk e bën dikë më pak të integruar. Ashtu si një gol... -
Nuk Je Vetëm – kampanja për shëndetin mendor -
Diaspora shqiptare në Rumani, urë mes historisë dhe së ardhmes së Shqipërisë -
Shkon në 131 mijë numri i aplikimeve nga diaspora për votim në zgjedhjet e 7 qershorit -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri
Jeta në Zvicër
-
Rregullat për ujqërit kanë dhënë rezultate Zyra Federale e Mjedisit harton një bilanc: midis shtatorit dhe fundit të janarit 77 masakra, duke... -
ILO: Kriza në Lindjen e Mesme mund të kushtojë 14 milionë vende pune -
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë -
Doganierët gjermanë kapën një burrë me 50 kilogramë marijuanë “për përdorim personal” -
Diabeti: Shkencëtarët e Gjenevës punojnë drejt një të ardhmeje pa insulinë












