Lajme
Për shkak të Jahjagës, Tadiqi e bojkoton Samitin e Varshavës
Presidenti serb, Boris Tadiq nuk do të merr pjesë në Samitin e shteteve të Evropës Qendrore dhe Juglindore, që do të mbahet në Varshavë, më 27 dhe 28 maj, për shkak të pranisë së presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.
Ky samit do të mbledhë krerë shtetesh nga shumë vende të botës. Ndër ta do të jetë edhe presidenti amerikan, Barack Obama.
Sipas medieve serbe, presidenti i Serbisë nuk do të jetë i pranishëm, pasi në këtë samit, Kosova do të përfaqësohet si shtet i pavarur, me të drejta të plota sikurse edhe shtetet tjera pjesëmarrëse.
Në arsyetim për mospjesëmarrje nga kabineti i presidentit serb thuhet se krejt çka Tadiq mund të bëjë në këtë rast është “të pajtohet me kushtetutën e vendit si dhe me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit”.
Në këtë samit presidentja Jahjaga është ftuar edhe zyrtarisht për ta përfaqësuar Kosovën si shtet të pavarur. Si pasojë e këtij vendimi të Polonisë, nikoqire e samitit, që edhe Jahjaga të trajtohet si shefe e një shteti, ka mundësi që as përfaqësuesit e Sllovakisë dhe Rumanisë të mos marrin pjesë në samit, si pasojë e politikës së tyre që refuzojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë Një shqiponjë në qafë nuk e bën dikë më pak të integruar. Ashtu si një gol... -
Nuk Je Vetëm – kampanja për shëndetin mendor -
Diaspora shqiptare në Rumani, urë mes historisë dhe së ardhmes së Shqipërisë -
Shkon në 131 mijë numri i aplikimeve nga diaspora për votim në zgjedhjet e 7 qershorit -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri
Jeta në Zvicër
-
Rregullat për ujqërit kanë dhënë rezultate Zyra Federale e Mjedisit harton një bilanc: midis shtatorit dhe fundit të janarit 77 masakra, duke... -
ILO: Kriza në Lindjen e Mesme mund të kushtojë 14 milionë vende pune -
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë -
Doganierët gjermanë kapën një burrë me 50 kilogramë marijuanë “për përdorim personal” -
Diabeti: Shkencëtarët e Gjenevës punojnë drejt një të ardhmeje pa insulinë













