Receta shqiptare gatimi
“Festivali i Bukës” me shumë befasi për vizitorët në Prishtinë
Ky është edicioni i parë i këtij festivali dhe pritet të mbahet në gjysmën e dytë të tetorit, saktësisht më 17, 18 dhe 19 tetor
“Festivali i Bukës dhe produkteve tjera të brumit dhe drithërave” ka për qëllim që të promovojë produktet bazë, gjysmëproduktet dhe produktet finale të brumit dhe drithërave, shkruan albinfo.ch.
Duke pasur parasysh se buka dhe produktet tjera të brumit kanë qenë tradicionalisht ushqimi kryesor në tryezën e çdo shqiptari, mund të thuhet se ky festival paraqet pjesën më autoktone të vendit tonë.
“Festivali i Bukës” është i pari i këtij lloji në Kosovë e rajon, dhe mëton të vazhdojë tutje, për ta bërë Prishtinën vend-takimin e të gjitha kompanive vendore, rajonale e më gjerë, që merren me këtë sferë të prodhimit e shërbimit.
Ky është edicioni i parë i këtij festivali dhe pritet të mbahet në gjysmën e dytë të tetorit, saktësisht më 17, 18 dhe 19 tetor.
Përveç ekspozimit të produkteve, organizatorët e festivalit, për ta bërë këtë ngjarje sa më atraktive për vizitorët dhe ekspozuesit, kanë paraparë edhe një sërë aktivitetesh artistike dhe garuese.
Për herë të parë në vend, ekspozues në kuadër të një festivali, do të kenë mundësi që të jenë pjesëmarrës edhe në gara konkurruese, ku juria do të jenë vet qytetarët.
Aktivitetet që do të organizohen në kuadër të festivalit:
– Gara për bukën më të mirë të të gjitha llojeve (bukës së bardhë, integrale, të misrit, etj)
– Gara për piten më të mirë
– Gara për byrekun më të mirë
– Gara për flinë më të mirë
– Gara për kiflet më të mira (për të gjitha llojet)
– Gara për picën më të mirë (për të gjitha llojet)
– Gara për pastat më të mira (për të gjitha llojet)
– Gara për ëmbëlsirën më të mirë
– Gara për kekun më të mirë
– Dhe e fundit, gjithashtu edhe më e rëndësishmja, do të jetë gara për gurmanin më të madh (do të marrin pjesë personat që do të garojnë se cili do të arrij t’i konsumojë për një minutazhë të caktuar një pjesë të ushqimit).
Tre vendet e para do shpërblehen me çmime.
Të tjera nga Receta shqiptare gatimi
E-Diaspora
-
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak Ajo që nisi si ide personale dhe dëshirë për të dhënë një kontribut konkret për vendlindjen,... -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër Shitja e sistemeve fotovoltaike ra me pothuajse 30 përqind vitin e kaluar, një ngadalësim i parë... -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së













