Shkurt.ch
Parlamenti voton shtyrjen e moshës së pensionimit të grave, nga 64 në 65 vjet
Vendimi i marrë nga Parlamenti është pjesë e reformës ”Altervorsorge 2020”. Synim i kësaj reforme është që shpenzimet t`u përshtaten zhvillimeve demografike.
Parlamenti Federal ka vendosur sot me shumicë votash që mosha për pensionim e grave të shtyhet nga 64 sa është tash, në 65 vjet. Vendimi është marrë me 137 vota pro dhe 57 kundër, njofton srf.chSiç mund të merret me mend, kundër shtyrjes së moshës për pensionim kësaj here kanë votuar vetëm deputetët e krahut të majtë, gjegjësisht SP/PS dhe Të Gjelbrit.
Zëdhënësi i komisionit përkatës, Thomas Weibel nga Partia Liberale e Gjelbër (GLP) ka thënë se me këtë rast bëhet fjalë për një përshtatje të realizuar, koha e të cilës kishte ardhur qëmoti.
Nga ana tjetër, deputetja socialdemokrate Yvonne Feri ka kundërshtuar duke thënë se ky hap i ndërmarrë nuk ka të bëjë fare me barazinë gjinore, transmeton albinfo.ch. Sipas saj, gratë bartin barrën më të madhe në punët e shtëpisë dhe për këtë arsye pagat e pabarabarta me të cilat ato paguhen, ua ulin edhe pensionet.
Vendimi i marrë nga Parlamenti është pjesë e reformës ”Altervorsorge 2020”. Synim i kësaj reforme është që shpenzimet t`u përshtaten zhvillimeve demografike. Me fjalë tjera: zgjatja evidente e moshës mesatare që arrijnë të pensionuarit pas pensionimit, shkakton shpenzime të shtuara për të paguar pensionet e tyre, shkruan albinfo.ch Dhe kjo barrë duhet të bartet nga të rinjtë, gjegjësisht ata që punojnë.
Po ashtu pjesë e kësaj reforme është zgjatja në 67 vjet e moshës për pensionim të burrave, por që ende vazhdon të jetë pjesë e konsultimeve.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














