Lajme
Ibrahim Gashi, numri dy i diplomacisë kosovare
PDK-ja do të ketë 18 zëvendësministra AKR-ja 6, SLS, KDTP, VAKAT, Lista Rugova, nga 3, PDAK dhe PREBK nga 1 zëvendësministër.
Kryeministri Hashim Thaçi ka firmosur sot emërimin e shumicës së zëvendësministrave të Qeverisë së Kosovës, ndërkohë që një pjesë fare e vogël e emrave mbeten ende si propozime në tavolinën e kreut të ekzekutivit.
Me firmosjen e kryeministrit, zëvendësministër i Punëve të Jashtme është emëruar Ibrahim Gashi nga AKR, raportoi KosovaOnline.
Emrat që tashmë zyrtarisht mund të quhen zëvendësministra në resorët përkatës të qeverisë janë: Ministria e Administratës Publike (MMPH)- Hajredin Hyseni (PDK) , Serbolub Gjokik (SLS); Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) – Basri Musmurati (PDK), Rifat Krasniq (KDTP) ; Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) – Nehat Mustafa (PDK), Usmen Daldzi (VAKAT); Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural(MBPZHR) – Xhabit Morina (PDK), Jashar Qukici (PREBK); Ministria e Drejtësisë, Daut Xhemjli; Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE) – Gani Koci (PDK), Ramadan Hasani (AKR); Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK) – Nuredin Lushtaku (PDK), Slavisha Filipoviq (SLS) Bejtush Gashi (AKR); Ministria për Komunitete dhe Kthim (MKK) – Emin Krasniqi (PDK), Husnije Beskoviq (VAKAT); Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) – Hajdin Abazi (PDK), Gani Elshani (PDAK); Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) Shpëtim Rudi (AKR); Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) – Fatmir Shurdha (PDK); Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) – Sasha Rashiq (SLS), Ismet Ibishi (AKR); Ministria e Shëndetësisë – Naim Fetahu (PDK), Kadir Husein (KDTP); Ministria e Infrastrukturës – Ilhami Gashi (PDK), Banush Pacolli (AKR); Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Cuneyd Ustaibo (KDTP) Ministria e Diasporës – Berat Luzha (PDK), Qerim Bajrami (VAKAT).
Në bazë të marrëveshjes tashmë të arritur, PDK-ja do të ketë 18 zëvendësministra e pasuar nga AKR-ja me gjashtë, nga tre zëvendësministra do të kenë SLS, KDTP, VAKAT dhe Lista Rugova, ndërkaq PDAK dhe PREBK do të kenë nga një zëvendësministër.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë Një shqiponjë në qafë nuk e bën dikë më pak të integruar. Ashtu si një gol... -
Nuk Je Vetëm – kampanja për shëndetin mendor -
Diaspora shqiptare në Rumani, urë mes historisë dhe së ardhmes së Shqipërisë -
Shkon në 131 mijë numri i aplikimeve nga diaspora për votim në zgjedhjet e 7 qershorit -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri
Jeta në Zvicër
-
Rregullat për ujqërit kanë dhënë rezultate Zyra Federale e Mjedisit harton një bilanc: midis shtatorit dhe fundit të janarit 77 masakra, duke... -
ILO: Kriza në Lindjen e Mesme mund të kushtojë 14 milionë vende pune -
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë -
Doganierët gjermanë kapën një burrë me 50 kilogramë marijuanë “për përdorim personal” -
Diabeti: Shkencëtarët e Gjenevës punojnë drejt një të ardhmeje pa insulinë














