Sport
Portieri shqiptar shndërrohet në kamerier në mbrëmjen bamirëse
Portieri kuqezi shërbeu ushqim në darkën e shtruar me qëllim mbledhjen e të ardhurave në ndihmë të popullsisë së goditur nga tërmeti në zonën e Amatriçes më 24 gusht
Portieri i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha nuk shkëlqen vetëm në fushën e lojës, por edhe jashtë saj, shkruan albinfo.ch.
Futbollisti shqiptar hoqi uniformën e portierit dhe e veshi atë të kamerierit. Jo se 21-vjeçari po e shikon këtë si një punë të dytë, por bëhet fjalë për një veprimtari bamirësie.
Së bashku me Danilo Cataldin, Marco Parolon dhe Franjo Prcen, “gardiani” kuqezi shërbeu ushqim në darkën e shtruar me qëllim mbledhjen e të ardhurave në ndihmë të popullsisë së goditur nga tërmeti në zonën e Amatriçes më 24 gusht.
Strakosha javën e kaluar debutoi ndaj Milanit, derisa luajti edhe ndaj Empolit, pasi portieri Federico Marchetti është i lënduar. Strakosha pritet të ftohet edhe në Kombëtaren kuqezi.
E-Diaspora
-
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim U largua në Francë me fëmijët pa autorizim, 30-vjeçarja përballet me hetime... -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Angli
Gjendet i vdekur 28-vjeçari shqiptar në Angli, policia heton rastin si vrasje -
Studentët shqiptarë në Lozanë: Mes dy identiteteve, sfidave dhe së ardhmes -
Vevey: Kosovari dënohet me 20 vjet burg për vrasjen e partneres së tij
Jeta në Zvicër
-
Rriten ndjeshëm konfliktet mes punëdhënësve dhe punëmarrësve në Zvicër Studimi tregon shtim të rasteve të ngacmimit në vendin e punës, largimeve të padrejta dhe referencave... -
Bazeli paralajmëron qytetarët: Mos qëndroni nën pemë gjatë valës së të nxehtit -
Cyrihu, Zvicra Qendrore dhe ajo lindore përfshihen nga një stuhi e fortë -
SWISS paralajmëron pasagjerët për vjedhje në kabinë -
Studentët shqiptarë në Lozanë: Mes dy identiteteve, sfidave dhe së ardhmes












