Shkurt.ch
Ja sa fitojnë shefat e ndërmarrjeve publike të Zvicrës
Këshilli Federal ka siguruar opinionin se synon që deri në fund të vitit të iniciojë një “debat të themeltë” dhe të rishqyrtojë mundësitë e taksimit të këtyre pagave
Pagat dhe bonuset e shefave të ndërmarrjeve publike të Zvicrës kanë vazhduar të rriten edhe gjatë vitit që shkoi. Lidhur me këtë, Këshilli Federal ka siguruar opinionin se synon që deri në fund të vitit të iniciojë një “debat të themeltë” dhe të rishqyrtojë mundësitë e taksimit të këtyre pagave. Raporti mbi pagat e kuadrove të larta, i cili si zakonisht publikohet para pushimeve verore e tregon gjendjen e përmendur.
Ndërsa në një përgjigje që Këshilli Federal i ka dhënë shefit të Grupit Parlamentar të SP/PS-së, Roger Nordmann ka ritheksuar se debati i përmendur është duke u zhvilluar dhe ai synon drejt forcimit të kompetencës së federatës në lidhje me pagat e kuadrove të lartë. Në këtë kontekst janë përmendur shefat e postës, SBB/CFF, Skyguide, Ruag, Sifem dhe Identitas
Kështu shefi i RUAG ka një pagë fikse prej 460 mijë frangash por së bashku me komponentët variabile sipas rezultatit, ai ka fituar gjatë vitit 2015 plot 1 milion e 10.200 franga.
Shefja e postës ka pasur pagën fikse 610 mijë franga ndërsa së bashku me shtesat tjera ka arritur në 984 mijë franga. I treti vjen në radhë shefi i SBB-së i cili gjatë vitit 2015 ka fituar 929.600 franga.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













