© 2016 ALBINFO
E-Diaspora
Shpend Salihu përmbush ëndrrën e tij duke hapur galerinë e fotografisë në Cyrih
„Do t’i bëj bashkë edhe artistët e njohur, edhe ata të vegjël e të panjohur që nuk kanë pasur mundësi të depërtojnë në botën e artit“, tha i entuziazmuar në hapje Shpend Salihu
Fotografë zviceranë e shqiptarë, modele edhe miq të tjerë janë mbledhur në mbrëmjen e së shtunës në Zürich, në solemnitetin e hapjes së studios dhe galerisë së re që e kishte organizuar fotografi Shpend Salihu.
Fotografi të varura gjithkund nëpër muret e galerisë, të zgjedhura dhe të bërä nga Shpend Salihu, fotoaparate në tavolinë, kanë zgjuar kërshërinë e mysafirëve të ftuar.
Ishte ëndërr e kamotshme e Shpend Salihut që të pavarësohet në një hapësirë që do t’i shërbejë si studio e punës, por edhe si galeri.
Por, ai ka menduar t’i hapë dyert e galerisë për artistë dhe të gjithë të interesuarit e tjerë, njerëz të artit.
„Do t’i bëj bashkë edhe artistët e njohur, edhe ata të vegjël e të panjohur që nuk kanë pasur mundësi të depërtojnë në botën e artit“, tha i entuziazmuar në hapje Shpend Salihu.
Me hapjen e kësaj studioje, Shpendi thotë se ka realizuar vetëm një ëndërr të vogël.
„Në një hapësirë prej rreth 300 metrash katrorë, të rinovuar dhe të pajisur më së miri, do të ketë vend për fotografë e piktorë“, thekson për albinfo.ch fotografi dhe aktori nga Cyrihu, duke treguar se ende nuk janë kompletuar të gjitha dhomat e galerisë.
„Edhe galeria është si një pikturë që nuk përfundon kurrë“, tregon Salihu, i cili tashmë në kolektivin e tij artistik ka 13 artistë, fotografë.
Shpend Salihu nuk është emër i panjohur në lëmin e fotografisë, në Zvicër. Ai ka bashkëpunuar dhe bashkëpunon me agjenci botërore me renome të fotografisë, ndërsa në objektivin e kamerës së tij janë përjetësuar shumë artistë, kryesisht nga arena e modës dhe bukurisë, nga Zvicra dhe jashtë saj. Këtu hyjnë, mes të tjerëve, edhe: Angela Martini, modeli i HUGO BOSS, Simon Cocker, koreografi i Michael Jacksonit dhe manekeni Kevin Stea, Miss Zwicra Amanda Ammann, Mister Zvicra Luca Ruch, Gina Lisa Lohfink, Petey Pablo, Peyman Amin, DJ Tomekk…
Ndërsa fotografitë e tij janë botuar edhe në revista me renome në Zvicër e në botë.
Galeria e Shpend Salihut gjendet në Rosenweg 8, 8702 Zollikon, Zürich.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva propozon pagesa për vreshtarët për të shmangur humbjen e vreshtave të saj I përballur me një krizë të madhe në vreshtarinë zvicerane, kantoni i Gjenevës dëshiron të prezantojë... -
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën -
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër -
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
































