Shkurt.ch
Debat rreth diskriminimit dhe vetëdiskriminimit në mërgatën shqiptare
Sonte në Lozanë, në orën 18.15, mbahet një debat rreth temës së diskriminimit me aktivistë shqiptarë të profileve të ndryshme.
Universiteti Popullor Shqiptar dhe Albinfo.ch, në bashkëpunim me një mori shoqatash dhe subjektesh të ndryshme shqiptare kanë ftuar aktivistë të jetës shoqërore dhe kulturore për të debatuar rreth temës së diskriminimit apo vetëdiskriminimit.
Shoqatat të cilat i janë bashkuar kësaj nisme janë: Shoqata e studentëve shqiptarë në Universitetin e Lozanës (AEAUL), Lidhja e Arsimtarëve dhe e Prindërve Shqiptarë (LAPSH), Shoqata «Ilirët», Instituti Zviceran për Hulumtime Shqiptare (ISEAL), «Liria» – Forumi Shoqëror i femrës shqiptare, Atelier Asllani, UNIA, Pro-Integra, Kult & Art, Shoqata «Studenti» e Universitetit të Cyrihut & Shoqata shqiptare e Winterthur-it.
Ftohen bashkëkombëst dhe prindërt që të jenë sa më të numërt në këtë debat, sepse do të trajtohen tema me interes si dhe do të shqyrtohen mundësitë e tejkalimit të formave të ndryshme të diskriminimit, dhe atë sikurse ndaj vendit pritës si dhe ndaj vendit të prejardhjes.
Për më gjerësisht, shih programin në vazhdim:http://www.albinfo.ch/ch-ballkani/projekte-zvicerane/diskriminimi-dhe-vet%C3%AB-diskriminimi-i-m%C3%ABrgat%C3%ABs-shqiptare-24318
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër












