Shkurt.ch
Zvicra, e dyta në botë për nga numri i milionerëve
Zvicra zë vendin e dytë në botë për nga dendësia e milionerëve në vend. Para saj është vetëm Singapuri
Më së shumti milionerë në botë jetojnë, ashtu si dhe më parë, në SHBA, në Japoni dhe në Kinë, ka konstatuar Global Wealth Report 2011, një listë e realizuar nga firma këshilldhënëse “The Boston Consulting”, të cilës i referohet 20Minuten.ch.
Ndërkaq në Zvicër jetojnë 330.000 persona që mund të konsiderohen milionerë dhe nga ky aspekt Zvicra zë vendin e gjashtë në botë. Kjo i bie se çdo e dhjeta ekonomi familjare në këtë shtet ka së paku një milion dollarë.
Ndërsa Gjermania, që ka 10 herë më shumë banorë se Zvicra, numëron gjithsej 400.000 milionerë. Por si numër absolut, ajo radhitet një shkallë më lartë se Zvicra, pra në vendin e pestë.
Në vendin e katërt është Britania e Madhe, me 570.000 milionerë. Kina, në vendin e tretë ka 1.1 milion milionerë ndërsa Japonia, e dyta, numëron 1.5 milionë njerëz që kanë së paku nga 1 milion dollarë. SHBA me 5.2 milionë milionerë është pa konkurrencë në vendin e parë të listës.
Sa i përket numrit të multimilionerëve ose atyre që kanë më shumë se nga 100 milionë dollarë, Zvicra zë vendin e dhjetë në botë. Janë 352 ekonomi familjare të Zvicrës që kanë në pronësi mbi 100 milionë dollarë. Amerika, me 2700 persona të tillë zë vendin e parë.
Por, marrë sipas numrit të popullsisë, Zvicra megjithatë, me 10 ekonomi familjare në 100.000 sosh, që kanë nga 100 milionë dollarë, zë vendin e dytë në botë edhe në këtë “kategori”. Menjëherë pas Arabisë Saudite, ku 18 në 100.000 ekonomi familjare kanë këtë shumë.
Si kritere për përpilimin e kësaj liste janë marrë parasysh vetëm vlera pasurore e kursimeve në banka si dhe paratë e arkave pensionale etj. Por janë përjashtuar pasuritë e patundshme si shtëpitë, tokat, makinat etj.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër














