Shkurt.ch
Parlamenti i Zvicrës, për blerjen e shpejtë të 22 aeroplanëve
Sipas Dhomës së kantoneve duhet të blihen sa më shpejtë 22 aeroplanë luftarakë për 5 miliardë franga
Dhoma e Kantoneve e Parlamentit Zviceran dëshiron që Forcat e Armatosura të Zvicrës sa më parë të pajisen me 22 aeroplanë të rinj luftarakë. Për këtë qëllim dhoma në fjalë është në gejndje të zotojë në maksimum 5 miliardë franga. Vendimi është arritur me një shumicë të ngushtë votash: 18 për dhe 16 kundër.
Ndërkaq Dhoma e madhe ajo federale, e kishte miratuar blerjen e aeroplanëve që më parë, por mbeten disa detaje ku dy dhomat nuk kanë arritur pajtimin. Nga ana tjetër Qeveria Federale pati vendosur që blerjen ta shtyrnte për një kohë të mëvonshme, për shkak të pasigurisë së financimit.
Dhoma e kantoneve po ashtu ka kërkuar që numri i ushtarëve të jetë 100 mijë dhe të mos bjerë në 80 mijë, siç e kishte kërkuar qeveria.
Mirëpo, mënyrën e financimit të aeroplanëve të rinj ashtu si edhe të ushtrisë me numër më të madh ushtarësh, Dhoma e Vogël e Parlamentit të Zvicrës e ka lënë të hapur.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër












