Shkurt.ch
Votohet detyrimi për ndërtimin e strehimoreve
Vetëm pak ditë para se të ndodhte katastrofa në Japoni, parlamenti kishte propozuar të hiqej obligimi për ndërtimin e strehimoreve
Sindromi “Fukushima” ka gjetur shprehje edhe në ndërtimin e shtëpive në Zvicër. Parlamenti Nacional, i ndikuar nga pasojat shkatërruese të tërmetit dhe cunamit që ndodhi në Japoni në muajin mars, ka vendosur që të vendosë sërish si kriter për ndërtimin e shtëpive familjare edhe hapësirat për mbrojtje (strehimoret) në bodrumet e tyre.
Vetëm pak ditë para se të ndodhte katastrofa në Japoni, po ky parlament kishte propozuar të hiqej obligimi për ndërtimin e strehimoreve të tilla për privatët, shkruajnë mediet zvicerane. I hedhur në votim, propozimi në fjalë dje është përkrahur nga 94 deputetë ndërsa e kanë kundërshtuar 74 sish. Të vendosur për vënien e detyrimit për ndërtimin e strehimoreve ishin kryesisht deputetët e djathtë, ndërsa të majtët e konsideronin këtë detyrim si masë të vjetruar.
Më bindshëm ka votuar në favor të obligimit në fjalë dhoma e kantoneve javën e kaluar, me ç`rast pro kishin votuar 27 ndërsa kundër 12 deputetë.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër











