Lajme
Kosovarët, pak të dhënë pas artit
Sipas rezultateve të ASK-së, numri i filmave të shfaqur në kinema ishte 363 prej tyre 47 filma vendorë dhe 316 filma të huaj, ndërsa numri i shikuesve ishte 88 987. Numri i shfaqjeve në Teatrin Kombëtar në Prishtinë ishte 152 shfaqje premierë dhe reprizë, ndërsa numri i shikuesve ishte 10 738
Qytetarët e Kosovës po dëshmohet se nuk janë të dhënë shumë pas leximit, artit e kulturës, prandaj edhe në shfaqjet teatrore, në kinema dhe nëpër galeritë e artave nuk shihen shumë vizitorë. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) gjatë vitit 2015 numri më i madh i shikuesve ka qenë në kinema rreth 90 mijë shikues.
Lidhur me këto statistika, ASK ka publikuar “Statistikat e Kulturës 2015” të cilat i pasqyron Albinfo.Ch. Ky publikim ofron të dhëna statistikore lidhur me aktivitetet e teatrove, shtëpive të kulturës, galerive, muzeve, bibliotekave, kinemave, baletit, filarmonisë, ansamblit dhe qendrës kulturore për fëmijë.
“Numri i shfaqjeve në Teatrin Kombëtar në Prishtinë ishte 152 shfaqje premierë dhe reprizë, ndërsa numri i shikuesve ishte 10 738; numri i shfaqjeve të realizuara në Teatrin e fëmijëve Dodona ishte 251 shfaqje premierë dhe reprizë, ndërsa numri i shikuesve ishte 22 810; numri i shfaqjeve të realizuara në Teatrin Oda ishte 89 premierë dhe reprizë, ndërsa numri i shikuesve ishte 29 600”, thuhet në statistika.
Numri i ekspozitave të realizuara në Galeritë e Arteve ishte 26, ndërsa numri i vizitorëve ishte 11 954.
Sipas rezultateve të ASK-së, numri i filmave të shfaqur në kinema ishte 363 prej tyre 47 filma vendorë dhe 316 filma të huaj, ndërsa numri i shikuesve ishte 88 987.
Ndërsa fondi i librave në biblioteka ishte 1,6 milionë, ndërsa numri i lexuesve ishte 230 mijë sosh. Kurse numri i muzeve dhe shtëpive muze ishte 62, ndërsa numri i vizitorëve ishte 73 mijë veta.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran Një shtetas turk që mbante 270 kg bakllava dhe ëmbëlsira të tjera të padeklaruara në një... -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane -
Perspektiva ekonomike zvicerane përkeqësohet ndjeshëm -
SNB: Karta e debitit mbetet mjeti më i popullarizuar i pagesës












