Zhvillim
Aeroporti i Prishtinës, po ec përpara në biznesin e aviacionit
Në listën e destinacioneve të reja janë Nju Jorku, Helsinki, Dortmundi, Memmingen, Milano, Amsterdam, Romë dhe Malmo
Njëri nga aeroportet më të vizituara në Ballkan është ai i Prishtinës. Ky aeroport ka pasur shumë suksese në vitet e fundit, por ka synime që të zgjerohet edhe më shumë.
Anëtari i Bordit të Aeroportit, Haldun Firat Kokturk, ka thënë se aeroporti është duke ecur përpara në biznesin e aviacionit, shkruan ‘airport-business.com’.
Kosova shpalli Pavarësinë më 17 shkurt 2008, duke shënuar një pikë të rëndësishme në historinë e Republikës së Kosovës. Në vitin 2013, ‘Limak Kosova’ nën konsorciumin “Limak & Aeroports de Lyon” ndërtuan një terminal të ri në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’, duke zgjeruar edhe hapësirën, përcjell albinfo.ch.
“Tani, Aeroporti Ndërkombëtar është duke ecur përpara në industrinë e aviacionit”, shpjegon Haldun Firat Kokturk.
Kosova, shteti më i ri i Evropës, është duke treguar një trend të vazhdueshëm të rritjes së trafikut dhe në krahasim me vitin e kaluar, kur numri i pasagjerëve u rrit me 10 % në mbi 1,5 milionë në vitin 2015, këtë vit aeroporti shënon rritje prej 11.1 % dhe parashikimet janë për 1.8 milionë pasagjerë.
Aeroporti ofron nxitje për zhvillimin e shërbimeve të reja ajrore. “Kur është fjala për produkte të kombinuara stimuluese për nisjen e rrugëve të reja ose duke shtuar frekuenca të reja, zbritja e ofruar shkon në rreth 30 %”, thotë Kokturk.
“Ka potencial të madh në disa rrugë të tjera dhe ne jemi duke bashkëpunuar me linjat ajrore të ndryshme për tërheqjen e tyre për hapjen e shërbimeve të reja”, thekson ai.
Në listën e destinacioneve të reja janë Nju Jorku, Helsinki, Dortmundi, Memmingen, Milano, Amsterdam, Romë dhe Malmo.
‘Limak Kosova’ është duke planifikuar për të zgjeruar pistën e saj aktuale nga 2,560 metra në 3,000 metra. Për shkak të vendndodhjes së aeroportit dhe motit me mjegull në dimër, ajo shpesh ka probleme me dukshmërinë që shpesh herë rezulton me anulimin e fluturimeve. Pritet që të investohet rreth 30 milionë.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Fluturimi i SWISS devijohet për në Kazakistan, njëri nga pilotët kishte probleme shëndetësore Një aeroplan i Swiss International Air Lines (SWISS) që bëri një ndalesë të paplanifikuar në Kazakistan... -
Si dëshiron e djathta ekstreme e Zvicrës të kompensojë për më pak emigrantë -
Besimi i konsumatorëve zviceranë rritet, por mbetet i dobët -
Lufta me Iranin pritet të ndikojë negativisht në turizmin zviceran -
Mjekët kërkojnë para para operacionit, një praktikë shpesh e dyshimtë në Zvicër












