Shkurt.ch
Serbi 70 vjeçar ka përdhunuar vajzën 17 vjeçe: Dëbohet nga Zvicra pas 30 vitesh qëndrim
Edhe pse ai ka jetuar në Zvicër prej 30 vitesh, gjyqtarët e Gjykatës Federale të Zvicrës nuk kanë parë arsye për t`ia zbutur dënimin atij. Kjo sidomos për faktin se 70 vjeçari nuk kishte treguar shenja pendimi
As demenca dhe as mosha e shtyrë nuk e ka shpëtuar nga dëbimi pensionistin perfid i cili para pesë vitesh ka abuzuar seksualisht me një vajzë 17 vjeçare. Edhe pse ai ka jetuar në Zvicër prej 30 vitesh, gjyqtarët e Gjykatës Federale të Zvicrës nuk kanë parë arsye për t`ia zbutur dënimin atij. Kjo sidomos për faktin se 70 vjeçari nuk kishte treguar shenja pendimi, shkruan blick.ch.
Fillimisht, në vitin 2011 e kishte paguar nxënësen 17 vjeçare me 200 franga për një marrëdhënie seksuale. Pak më vonë ai i kishte kërkuar asaj seks pa të holla. Për ta detyruar ai ushtron presion ndaj saj duke e kërcënuar se do t`i njoftonte prindërit e saj për gjithçka, përcjell albinfo.ch. Kështu, ai e detyroi vajzën edhe tri herë të flejë me të, kundër dëshirës së saj. Ajo ka bërë kallëzim penal pas herës së tretë.
Pensionisti serb i cili nuk e kishte pranuar veprën, ishte dënuar në vitin 2014 nga Gjykata e Qarkut në Cyrih për dhunim seksual të shumëfishtë me dënim pjesërisht me kusht prej tre vjet e gjysmë. 356 ditë ai i ka kaluar në burgun për hetime. Ai është dënuar po ashtu që viktimës t`ia paguajë 10.000 franga si kompensim.
Në bazë të këtij dënimi, Zyra për Migracion e Kantonit të Cyrihut ia ka tërhequr atij lejen e qëndrimit të përhershëm në Zvicër (Viza C).
Të gjitha ankesat e tij kanë shkuar huq, përcjell albinfo.ch. Zyra Federale e ka arsyetuar dënimin me atë se pensionisti me veprën e tij e ka shkelur rëndë zhvillimin personal dhe seksual të viktimës.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












