Lajme
Austria i prodhon pasaportat biometrikë për Kosovën
Ankesa e kompanisë sllovene CETIS, e eliminuar nga gara për prodhimin e pasaportave elektronike, me gjithë çmimin më të lirë, është hedhur poshtë nga Organi Shqyrtues i Prokurimit. Anëtarët e këtij organi kanë vendosur që Ministria e Punëve të Brendshme të ecë me procedura dhe tenderin 14-milionësh për prodhimin e pasaportave biometrike t’ia japë kompanisë austriake Oesterreichische Staatsdruckerei GmbH.
Hysni Hoxha, kryetar i panelit shqyrtues, ka thënë se ankesa e kompanisë sllovene ka qenë e pabazuar, ndonëse kompania e lartcekur thotë një të vërtetë tjetër duke ofruar dëshmitë.
“Është hedhur poshtë ajo ankesë. Paneli ka vlerësuar se ankesa ka qenë e pabazuar dhe ne u kemi dhënë të drejtë autoriteteve kontraktuese për dhënie të kontratës për aktivitetin e prokurimit për ‘Furnizim me pasaporta elektronike’”, ka thënë Hoxha.
Kompania e eliminuar sllovene CETIS, që ishte më e lirë për rreth 600 mijë euro, ka qenë në garë për prodhimin e pasaportave në Slloveni, ku edhe prodhon pasaporta biometrike për këtë vend të BE-së.
Në garë për prodhimin e pasaportave elektronike ka qenë edhe kompania gjermane “Giesecke & Devrient”, ndaj së cilës mediet gjermane raportojnë se autoritetet e atjeshme janë duke zhvilluar hetime në lidhje me dhënie të ryshfetit.
Por, për Organin Shqyrtues kjo kompani ka qenë e përgjegjshme ndaj kanë vlerësuar se tri nga katër kompanitë konkurruese kanë qenë të përgjegjshme dhe tenderi nuk duhet anuluar në tërësi.
E-Diaspora
-
Vevey: Kosovari dënohet me 20 vjet burg për vrasjen e partneres së tij Gjyqtarët gjithashtu urdhëruan që shtetasi kosovar, i cili banon në Gjermani, t'i nënshtrohet trajtimit spitalor dhe... -
Ambasadori i Kosovës në Bernë në ceremoninë e Ambasadës së SHBA-së për Ditën e Pavarësisë -
Zvicra ndan mbi 64 milionë franga zvicerane për Kosovën deri në vitin 2029 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Ndalohet skara me qymyr në qytetin e Cyrihut Një ndalim i përgjithshëm i zjarrit zbatohet në qytetin e Cyrihut nga nesër në orën 10:00... -
Valisi është kantoni i Zvicrës më i ekspozuar ndaj rreziqeve të përmbytjeve -
Rritje mbi mesataren në tregun zviceran të hipotekave në vitin 2025 -
Vevey: Kosovari dënohet me 20 vjet burg për vrasjen e partneres së tij -
Kompania zvicerane Stadler do të prodhojë 21 tramvaje për qytetin Austin në SHBA














