Zhvillim
Gjermania ka lëshuar 15.500 viza pune për Ballkanin Perëndimor
Nga janari deri në shtator të këtij viti, Gjermania ka lëshuar 15.500 viza për emigrantët e punës nga Ballkani Perëndimor ose konkretisht nga: Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia
Vitin e kaluar, azil në Gjermani kanë kërkuar 144 mijë persona nga Ballkani Perëndimor. Sigurisht, pothuaj pa asnjë shans për ta fituar atë. Kjo ishte një situatë shumë frustruese si për vetë njerëzit që kishin kërkuar azil, ashtu dhe për sistemin edhe ashtu të stërngarkuar gjerman të azilit. Në këtë situatë, qeveria federale pati një ide e cila doli të jetë një zgjidhje e mirë, shkruan “Die Welt”.
Nga janari deri në shtator të këtij viti, Gjermania ka lëshuar 15.500 viza për emigrantët e punës nga Ballkani Perëndimor ose konkretisht nga: Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, transmeton albinfo.ch. Ata kanë të drejtë që në kuadrin e programit për punëtorë të huaj që është futur brenda ligjit mbi shpejtimin e procedurave të azilit, paragrafit 26 të rregullores për punësimin e të huajve, të vijnë për të punuar në Gjermani. Si parakusht për këtë, ata duhet të sigurojnë një ofertë konkrete për punë ose për mësim zanati, për të cilën nuk ka shtetas të BE-së të interesuar. Veç kësaj, ata duhet që në dy vitet paraprake të mos kenë marrë ndihma të azilit. Ose, ata e kanë tërhequr kërkesën për azil para hyrjes në fuqi të kësaj rregulloreje (tetor 2015) dhe e kanë lëshuar Gjermaninë.
Sipas gazetës, rreth gjysma e punëtorëve të ardhur përmes kësaj rruge punojnë në ndërtim dhe mbi 12 për qind në hoteleri, përcjell albinfo.ch. Pagesa, kështu së paku është zyrtarisht, duhet të bëhet sikur për qytetarët e BE-së.
Ndryshe, në Gjermani vijnë për të punuar njerëz edhe përtej këtij programi. Ashtu si dhe qytetarët e shteteve të tjera të treta, ata, kur kanë kualifikime të larta mund ta kërkojnë një “bluecard”. Po të numërohen edhe këta, atëherë bëhen më shumë se 27500 viza pune të dhëna për ballkanasit.
Eksperti për migracion i OECD-së Thomas Liebig ka thënë për “Welt” se programi i ri është pjesë e një “politike të mençur”, transmeton albinfo.ch. Në këtë mënyrë është lidhur koncepti i vendeve të sigurta të prejardhjes me një emigracion të dirigjuar pune. Edhe Agjencia Federale e Punës e lavdëron këtë praktikë të re, sepse përmes saj sigurohet fuqia e nevojshme punëtore profesionale.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Fluturimi i SWISS devijohet për në Kazakistan, njëri nga pilotët kishte probleme shëndetësore Një aeroplan i Swiss International Air Lines (SWISS) që bëri një ndalesë të paplanifikuar në Kazakistan... -
Si dëshiron e djathta ekstreme e Zvicrës të kompensojë për më pak emigrantë -
Besimi i konsumatorëve zviceranë rritet, por mbetet i dobët -
Lufta me Iranin pritet të ndikojë negativisht në turizmin zviceran -
Mjekët kërkojnë para para operacionit, një praktikë shpesh e dyshimtë në Zvicër











