Lajme
Gjukanoviq jep dorëheqje, akuzon Rusinë për puç
Millo Gjukanoviq tha se autoritetet malaziase do të hetojnë shkallën e përfshirjes në puçin e Rusisë dhe të Serbisë. "Nuk duhet të ketë panik. Do të gjejmë faktet”, tha Gjukanoviq, pas dorëheqjes nga qeveria
Pas një periudhe të gjatë në krye të qeverisë, kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq ka dhënë dorëheqje, duke ia lëshuar vendin Dushko Maroviqit, një mbështetës dhe bashkëpunëtor i tij i cili është dominuar nga Partia Demokratike e Socialistëve për postin e kryeministrit. Gjukanoviq deklaroi dorëheqje menjëherë pasi akuzoi Rusinë se ishte e përfshirë në puçin e pretenduar në ditën e zgjedhjeve kundër tij dhe popullit malazias.
Gjukanoviq tha të martën se ishte një “lidhje e fuqishme e një faktori të jashtëm” me votimet e 16 tetorit, që u shënua me arrestimin e 20 personave të dyshuar për planifikim të sulmeve të armatosura ndaj Gjukanoviqit dhe mbështetësve të tij, pasi shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve parlamentare.
Rusia ka kundërshtuar fuqishëm përpjekjet e Gjukanoviqit që t’i bashkohet NATO-s dhe Bashkimit Evropian, ndërkohë që liderët opozitarë kanë zhvilluar vizita të shpeshta në Moskë, në prag të votimeve, citon REL.
Zyra e prokurorit të Malit të Zi ka pretenduar se grupi i arrestuar ka planifikuar të sulmojë qytetarët përballë Parlamentit pasi të jenë shpallur rezultatet e zgjedhjeve, dhe pastaj të hyjë në ndërtesë dhe ta arrestojë Gjukanoviqin.
Udhëheqësit opozitarë kanë kundërshtuar, duke e akuzuar Gjukanoviqin – partia pro perëndimore e të cilit ka fituar në zgjedhje, por nuk ka arritur që të sigurojë shumicën parlamentare.
Brenda orëve kur e implikoi Rusinë në puç, Gjukanoviqi paralajmëroi se po tërhiqej dhe nuk do të vazhdojë si kryeministër. Partia e tij Demokratike e Socialistëve paralajmëroi se do ta nominojë zëvendësin e tij, Dushko Maroviq, për ta zëvendësuar.
Në mesin e të arrestuarve në puç ishte edhe ish komandanti i forcave special të Serbisë, gjenerali Dikiq, i cili nga Fondi Humanitar në beogard ishte akuzuar për krime lufte në Kosovë.
Gjukanoviq tha se autoritetet do të hetojnë shkallën e përfshirjes në puçin e pretenduar të Rusisë dhe të Serbisë. “Nuk duhet të ketë panik. Do të gjejmë faktet”, tha Gjukanoviq.
Rusia ka nisur një fushatë propagande për të mbajtur edhe Malin e Zi edhe Serbinë, që po kërkon anëtarësim në BE, brenda sferës së saj të ndikimit. Të dyja vendet janë aleate tradicionale të Rusisë.
Pas mohimeve të para për përfshirjen e Serbisë, kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, tha të hënën se një numër i pasaktësuar i njerëzve janë arrestuar në Serbi, që ofron dëshmi për puçin në Mal të Zi. Vuçiq tha se të arrestuarit nuk kanë lidhje me politikanët e Serbisë dhe Malit të Zi, por kanë lidhje me një shtet të tretë dhe grupet kriminale, pa e përmendur shtetin.
E-Diaspora
-
Amerikë
Melisë Sejdiu dhe Rea Hadri pranohen në Universitetin e Pittsburghut Dy studente nga Kosova sigurojnë bursë rreth 70 mijë dollarë për studime master në SHBA pas... -
Solistet nga Kosova shkëlqejnë në festivalin ndërkombëtar “Rising Stars” -
Renens mirëpret Festën e Fëmijëve Shqiptarë në Diasporë “Kujtime, Ngjyra dhe Buzëqeshje” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve Autoritetet dhe ekspertët e sistemit penal në Zvicër po diskutojnë masa të reja për të ulur... -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
Zvicra synon finalen e Eurovisionit me Veronica Fusaro -
Kositja pas orës 22:00: Fermerët zviceranë përballen me burg















