Lajme
Fatmir Limaj prapë akuzohet për krime lufte
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për veprën penale krimi i luftës kundër popullatës civile, ndaj deputetit Fatmir Limaj
Pas disa muajve të heshtjes, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë të re kundër deputetit dhe Kryetarit të partisë Nisma Fatmir Limaj nën akuzën për veprën penale: Krimi i Luftës kundër popullatës civile, gjegjësisht krimet e luftës për shkelje të rënd të Konventës së Gjenevës.
Sipas aktakuzës, rasti ka të bëj me vrasjen e dy civilëve: Ramiz Hoxha nga fshati Bellanicë dhe Selman Binishi nga fshati Banjë, komuna e Malishevës, të cilët me datë 02 nëntor 1998, janë marrë në afërsi të xhamisë së fshatit Bellanicë dhe janë ekzekutuar në hyrje të fshatit Kravasari.
Aktakuza e ngarkon të pandehurin Fatmir Limaj se, si pjesëtar i UÇK-ës dhe komandant i Brigadës 121, nuk ka ndërmarr masa të arsyeshme dhe të nevojshme brenda kompetencave të tij për ta parandaluar apo për të ndalur vrasjen e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit.
Sipas Aktakuzës, “i pandehuri Fatmir Limaj, i ka parë kufomat e viktimave dhe e ka ditur për krimin e kryer, mirëpo me vetëdije nuk ka ndërmarr masa drejt zbulimit të kryesve të këtij krimi dhe rastin asnjëherë nuk e ka paraqitur te organet kompetente për hetim dhe ndjekje”.
Ndryshe Limaj, ishte komandanti i parë i UÇK-së që u përball me akuza për krime lufte në Tribunalin Penal të Hagës. Ai u akuzua, bashkë me Isak Musliun dhe Haradin Balën, për krime lufte ndaj serbëve dhe shqiptarëve që dyshoheshin për bashkëpunim me Serbinë gjatë luftës në Kosovë.
Në nëntor të vitit 2005, Tribunali e liroi dhe Limaj u kthye në atdhe, ku edhe u prit si hero. Pas lirimit nga Haga, Limaj u akuzua edhe dy herë nga prokuria ndërkombëtare e akredituar në Kosovë. Një herë iu gjykua për krim të organizuar dhe korrupsion gjatë kohës që ishte ministër i Transportit dhe herën tjetër për krime lufte gjatë vitit 1998-1999.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës Banorët e sëmurë terminalisht në kantonin zviceran të Lucernës nuk duhet të jenë më të detyruar... -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane









