Shkurt.ch
Përse zviceranët ua kalojnë kosovarëve në trafikimin me qenie njerëzore ?
Kosova deri vonë ishte vendi me më së shumti trafikantë të qenieve njerëzore sa i përket trafikimit në Zvicër. Por tash këtë vend “nderi” Kosovës ia ka marrë Zvicra, gjegjësisht qytetarët e saj, shkruan “SonntagsZeitung”
Në vjeshtën e vitit 2015 përmes rrugës ballkanike në Evropën perëndimore vinin me mija refugjatë. Më shumë se çdo i dhjeti trafikues i dyshuar me këtë rast ishte nga Kosova, transmeton albinfo.ch. Por, sipas një raporti të bërë nga gazeta e përmendur më lart, shtetasit zviceranë ndërkohë ua kanë zënë vendin kosovarëve në pikë të trafikimit me qenie njerëzore.
Në vitin 2015 konkretisht, Trupat e Mbrojtjes së kufijve kanë regjistruar 464 raste të dyshimit për trafikim me njerëz. Në rreth 12 për qind të tyre (59 raste) si trafikues dyshoheshin kosovarët. Pas tyre vinin shtetasit e Sirisë, të Eritresë dhe të Zvicrës. këta të fundit ishin të implikuar në 33 raste.
Ndërkaq në periudhën janar-shtator 2016 Trupat e Mbrojtjes Kufitare kanë regjistruar vetëm 13 raste ku kosovarët janë të dyshuar si trafikues. Ndërsa 23 të dyshuar janë shtetas zviceranë. Kështu, kosovarët tashmë janë shtyrë në vendin e katërt të kësaj liste të palavdishme. Sigurisht, ky zhvillim shpjegohet me faktin e mbylljes së “Rutës së Ballkanit” të refugjatëve. Por gazeta thotë se kjo nuk e shpjegon arsyen e rritjes së numrit të shtuar të zviceranëve në këtë biznes, të cilët ndërkohë janë ngjitur në vendin e parë të toplistës prej 10 vendeve.
Administrata Doganore e shpjegon këtë me punën e shtuar të autoriteteve ndjekëse që ka pasur ndikimin e vet në qasjen e rrjeteve të trafikimit.
Ndërkaq një shpjegim tjetër është ai se në disa raste janë kapur zviceranë të cilët kanë vepruar kundër ligjit të shtyrë nga bindja humanitare dhe kanë sjellë refugjatë në vend, nga andej kufirit, përcjell albinfo.ch. Këta pastaj kanë hyrë në listat e trafikantëve sikur të tjerët që kanë vepruar për përfitime materiale.
Megjithatë, Kosova, për shkak të mjerimit ekonomik atje dhe diasporës së madhe kosovare në Zvicër mbetet një vend i rëndësishëm i prejardhjes së trafikantëve. Ajo do të vazhdojë të mbetet edhe më tutje rreth kreut të listës së përmendur, krahas zviceranëve, të cilët kanë vepruar të shtyrë nga idealizmi humanitar.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













