Shkurt.ch
Çdo i dyti zviceran është me mbipeshë
Anketa ka dëshmuar se te meshkujt numri i personave obezë (me mbipeshë) është dyfish më i madh se te femrat. Për të bërë këtë studim janë anketuar 2000 persona të moshës madhore në gjithë Zvicrën
A po bëhen zviceranët një popull obez? Afërsisht çdo i dyti person në Zvicër është me mbipeshë. Në këtë konstatim ka arriturnjë studim i realizuar nga një grup studiuesish nga Lozana, të autorizuar nga autoritetet federale, shkruan sda.ch.
Për të bërë këtë studim janë anketuar 2000 persona të moshës madhore në gjithë Zvicrën. Ata janë pyetur lidhur me shprehitë e tyre të të ushqyerit dhe të lëvizjes, për të përpiluar kështu Body Mass Index (BMI që domethënë treguesin e masës së trupit ose mesataren e peshës).
Anketa ka dëshmuar se te meshkujt numri i personave obezë (me mbipeshë) është dyfish më i madh se te femrat.
Studimi po ashtu ka treguar se rekomandimet zyrtare për konsumim më të madh të pemëve dhe perimeve nuk kanë gjetur zbatim të duhur. Madje, vetëm 13 për qind të të anketuarve kanë thënë se për çdo ditë konsumojnë nga pesë ose më tepër porcione me fruta ose perime.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën Një studim i ri i Universitetit të Friburgut në Zvicër ka zbuluar se kjo ndodh falë... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres












