Lajme
Më pak fëmijë në Shqipëri, më shumë të moshuar
Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave japin një panoramë të zymtë për popullsinë shqiptare, ku numri i fëmijëve është në pakësim dhe popullsia është në plakje të shpejtë
Shqipëria kishte 615 mijë fëmijë në vitin 2011, por në vitin 2015 numri i fëmijëve ra në 522 mijë. Një rënie me 15 për qind brenda pesë vitesh, në statistikat demografike konsiderohet një ndryshim me përmasa dramatike.
Ndryshimet në numrin e fëmijëve shkaktojnë pasoja zinxhirë në shumë sektorë të tjerë të shoqërisë, përfshirë numrin e nxënësve, raportin nxënës për mësues, raportin e mjekëve pediatër për fëmijë si dhe më e rëndësishmja, numri i fëmijëve përcakton nivelin e popullsisë në të ardhmen, shkruan ‘Balkaninsight.com’.
Megjithatë, numri i fëmijëve që lindin çdo vit në Shqipëri po vjen vazhdimisht në rënie e gjasat janë që do të vijojë të bjerë më tej. Popullsia shqiptare është në plakje me ritëm të shpejtë ndërsa pjesa më e shëndetshme e popullsisë, të rinjtë, po largohen në masë në emigrim, përcjell albinfo.ch.
Sipas vlerësimeve të INSTAT, popullsia totale e Shqipërisë ka rënë përgjatë pesë viteve të fundit, rënie e shkaktuar tërësisht nga norma e vlerësuar e migrimit neto, ndërkohë që lindjet, pavarësisht se në pakësim, vijojnë të mbeten më të larta se sa vdekjet. Në vitin 2011, Shqipëria vlerësohej se kishte 2.9 milionë banorë, ndërsa deri në vitin 2015, popullsia rezidente vlerësohet se ka rënë me 16 mijë vetë.
Parashikimi i INSTAT është që në vitin 2060, Shqipëria do të jetë një vend me një numër minimal fëmijësh dhe me një numër shumë më të lartë të moshuarish.
Shqipëria ka qenë një nga vendet me popullsi më të re në planet në fillim të viteve 1990, por gjatë dy dekadave të fundit, mosha mesatare e popullsisë është rritur në mënyrë të vazhdueshme. Në censusin e vitit 2011, mosha mesatare e popullsisë rezultoi 34.9 vjeç, ndërsa vlerësimi për vitin 2015 është 37.2 vjeç.
Përgjatë viteve të fundit, numri i shkollave nëntëvjeçare është reduktuar si pasojë e mbylljes së shkollave nëpër fshatrat e thellë ku kanë mbetur shumë pak fëmijë ndërsa numri i shkollave të mesme e universiteteve ka ardhur në rritje të lehtë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën Një studim i ri i Universitetit të Friburgut në Zvicër ka zbuluar se kjo ndodh falë... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres











