Shkurt.ch
61 për qind të zviceranëve, kundër pranimit të islamit si fe zyrtare të vendit
61 për qind të të anketuarve janë kundër asaj që besimi islam të trajtohet si religjion zyrtar ndërsa vetëm 39 për qind janë në favor të këtij trajtimi.
Popullata zvicerane në shumicën e saj nuk është e gatshme të pranojë islamin si religjion të vendit, ashtu siç trajtohen besimi i krishterë dhe ai hebrenj. Këtë qëndrim e shpërfaq një sondazh reprezentativ i realizuar së fundi nga gazetat “Sonntagszeitung” dhe “Le Matin Dimanche”.
61 për qind të të anketuarve janë kundër asaj që besimi islam të trajtohet si religjion zyrtar ndërsa vetëm 39 për qind janë në favor të këtij trajtimi.
Si zakonisht, ata që do të pranonin islamin si besim zyrtar të Zvicrës përbëjnë shumicë te votuesit e partive të majta dhe pjesërisht edhe të qendrës, transmeton albinfo.ch. Bëhet fjalë pra për zgjedhës të Partisë Socialdemokrate (SP/PS) Partisë së Gjelbër dhe ata të Partisë së Gjelbër Liberale (GLP).
Gazetat me këtë rast citojnë politikanin shqiptar nga Winterthuri, Blerim Bunjaku, i njohur për angazhimin e tij në çështje të raportit të Zvicrës me islamin. Ai thotë se “parimisht jam për njohjen shtetërore të islamit. Me këtë akt shteti do të mund të ushtronte një kontroll më të mirë në çështje siç është për shembull angazhimi i predikuesve në xhamitë e këtushme. Por, gjendja në Zvicër nuk është pjekur ende për të marrë këtë hap”.
Dy pyetje të tjera të shtruara në sondazh kanë qenë nëse islami ka vend në Zvicër dhe i takon këtij vendi si dhe nëse Zvicra është vend i krishterë, përcjell albinfo.ch. Vetëm 38 për qind kanë qenë për atë që islami të ketë një vend në Zvicër, ndërsa 80 për qind të të anketuarve janë shprehur se identiteti i Zvicrës është absolutisht i krishterë.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












