Lajme
Malazezët e kroatët me “hisen” e tyre në Kuvend
Njohja e dy komuniteteve të reja do t’ua hapë atyre rrugën për gëzimin e të drejtave kushtetuese që i gëzojnë edhe komunitetet e tjera
Njohja me ligj e statusit të komunitetit malazias dhe atij kroat pritet të prodhojë efekt të drejtpërdrejtë në Kushtetutën e Kosovës.
Këtë paralajmërim e ka bërë kryetari i Komisionit për ndryshime kushtetuese, Arsim Bajrami, tri javë pasi Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në parim Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve, raportojnë mediat në Kosovë.
Me ligjin që është ende në fuqi, si pakica njihen vetëm komuniteti serb, boshnjak, turk, rom, ashkali dhe ai egjiptian.
Deputeti Arsim Bajrami, si njëri nga bashkëhartuesit e Kushtetutës, ka thënë se njohja e dy komuniteteve të reja do t’ua hapë atyre rrugën për gëzimin e të gjitha të drejtave kushtetuese që i gëzojnë edhe komunitetet e tjera. Para se gjithash këtyre komuniteteve, sipas tij, do t’u jepet mundësia për të deleguar përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Kosovës.
Kryetari i Partisë Demokratike të Malazezve,Slobodan Vujiqiq, megjithatë nuk e fsheh pretendimin që malazezët t’ua marrin tri ulëse partive të komunitetit serb, të cilat me Kushtetutën e Pako të Ahtisaarit i kanë të garantuara 10 vende në Kuvend.
E-Diaspora
-
Zvicra ndan mbi 64 milionë franga zvicerane për Kosovën deri në vitin 2029 Shteti helvetik mbetet një nga partnerët më të rëndësishëm të Kosovës.... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi -
SHBA
Shqiptarja që u bë komandante në Gardën Kombëtare të SHBA-së -
Gjermani
Talenti nga Kosova, Lisian Thaçi, i bashkohet Bayern Munich
Jeta në Zvicër
-
Zvicra ndan mbi 64 milionë franga zvicerane për Kosovën deri në vitin 2029 Shteti helvetik mbetet një nga partnerët më të rëndësishëm të Kosovës.... -
Cilat shtete evropiane lejojnë vdekjen e asistuar? Franca i bashkohet listës -
ETH Zurich, universiteti që ka formësuar shkencën dhe inovacionin në Zvicër -
Dy alpinistë humbin jetën në Mont Blanc, temperaturat e larta rrisin rrezikun në Alpe -
Gjeneva synon t’i largojë automjetet e zhurmshme nga rrugët kryesore gjatë natës












