Shkurt.ch
Shkalla e papunësisë gjatë tetorit në Zvicër, 3.2%
Shprehur me numra, kanë qenë 1856 të papunë më shumë se në muajin pararendës por kjo nuk ka ndikuar në përqindjen e cila mbetet 3.2%,
Në fund të tetorit të këtij viti shkalla e papunësisë në Zvicër ishte 3.2 për qind. Gjithsej në qendrat regjionale për ndërmjetësim të punësimit në këtë datë ishin të regjistruar 144.531 persona të papunë, njofton Sekretariati Shtetëror për Ekonomi, i Zvicrës. Kjo është për 3262 më shumë se në tetorin e vitit 2015 ose për 2.3 për qind më shumë se në muajin e përmendur.
Shprehur me numra, kanë qenë 1856 të papunë më shumë se në muajin pararendës por kjo nuk ka ndikuar në përqindjen e cila mbetet 3.2%, shkruan srf.ch.
Numri i shtuar i të papunëve shpjegohet me efektin e zakonshëm të stinës së vjeshtës. Në këtë kohë ulet numri i atyre që punojnë në ndërtim ndërkohë që edhe turizmi ka një sezon “të vdekur” në mes të verës që ka kaluar dhe dimrit turistik që ende nuk ka ardhur, transmeton albinfo.ch. Kjo e pakëson numrin e atyre që punojnë.
Në njoftim bëhet e ditur se shkalla e papunësisë tek të rinjtë gjatë kësaj periudhe ka pasur një ulje, gjegjësisht ajo ka rënë për 932 persona dhe është stabilizuar në 19.095 të rinj të papunë në fund të tetorit që kaloi. Papunësia e të rinjve (moshat 15-24 vjeçare) ka qenë 4.7%.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën Një studim i ri i Universitetit të Friburgut në Zvicër ka zbuluar se kjo ndodh falë... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres













