Lajme
Ministri Hoxhaj u prit nga kryediplomatja e Lihtenshtajnit, Aurelia Frick
Me ftesën e ministres së punëve të jashtme të Principatës së Lihtrenshtajnit, Aurelia Frick, sot për vizitë në Vaduz ishte ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.
“Krahas rezultatit të papritur zgjedhor në SHBA, në bashkëbisedimin e punës në mes të dy ministrave u prekën para së gjithash marrëdhëniet bilaterale në mes të dy vendeve, zhvillimi ekonomik dhe partneriteti i dy vendeve në sferën e migracionit”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Qeveria e Lihtenshtajnit.
Më shumë se 1000 veta nga Kosova kishin ardhur gjatë viteve `90 në principatë, shkruan albinfo.ch. lihtenshtajni dhe Kosova kanë lidhur që nga viti 2002 një marrëveshje partneriteti në fushën e migracionit, në kuadrin e të cilës janë promovuar projekte për kthimin e refugjatëve në Kosovë.
Lihtenshtajni eka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2008 si vendi i 33-të në botë që ka njohur këtë realitet.
Kosova, krahas Moldavisë, është njëri ndër dy vendet ku Lihtenshtajni është më i fokusuar sa i përket bashkëpunimit humanitar dhe për zhvillim, në Evropë.
Dy homologët kanë biseduar po ashtu edhe për përpjekjet që po bën Kosova për njohje të mëtejme dhe për pranim në organizatat ndërkombëtare, shkruan albinfo.ch. Në bashkëbisedimin Hoxhaj-Frick u bë fjalë edhe për situatën e përgjithshme të migracionit dhe refugjatëve në rajon.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













