Shkurt.ch
Mbyllja e “rrugës ballkanike” ul numrin e azilkërkuesve
Këtë rënie, ashtu sikurse edhe atë të gjithë periudhës së deritashme të vitit 2016, SEM e shpjegon me mbylljen e të ashtuquajturës “Rrugë e Ballkanit” në muajin mars të këtij viti.
Pas të dhënave për kuartalin e tretë të vitit që tregonin për një rënie të madhe të numrit të azilkërkuesve, edhe në muajin tetor ka vazhduar ky trend. Kështu, sipas Sekretariatit Shtetëror për Migracion (SEM) në fund të tetorit janë regjistruar 2096 kërkesa për azil të bëra gjatë atij muaji, që janë për 4 për qind më pak se në muajin shtator. Ndërsa në tetorin e një viti më parë numri i kërkesave për azil ka qenë madje pothuaj dyfish më i madh.
Rënia më e madhe e numrit të azilkërkuesve është regjistruar te afganët, njofton SEM, shkruan albinfo.ch Por po ashtu rënie të theksuar ka pasur edhe në numrin e kërkesave për azil të njerëzve nga Iraku dhe Siria. Këtë rënie, ashtu sikurse edhe atë të gjithë periudhës së deritashme të vitit 2016, SEM e shpjegon me mbylljen e të ashtuquajturës “Rrugë e Ballkanit”, e cila me marrëveshje është bllokuar në muajin mars të këtij viti.
Ndërkaq, numri më i madh i azilkërkuesve vazhdon të vijë nga Eritrea, edhe pse refugjatët nga ky vend afrikan gjatë gjithë vitit kanë treguar një rënie të interesimit për t`u ndalur në Zvicër. Kështu, gjatë tetorit këtu kanë paraqitur kërkesë për azil, 476 eriteranë ose 151 më pak se një muaj më parë.
Në fund të vitit 2015 ishte rrumbullakuar një numër prej 40 mijë refugjatësh ndërsa për këtë vit parashihet që ai të mos kalojë mbi 30 mijë.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













