Shkurt.ch
Gjykata Federale: Burgu hetues, i lejuar edhe për fëmijët 10-15 vjeçarë
Edhe ndaj fëmijëve të moshës 10 deri 15 vjeçare në raste dyshimi për vepra penale të kryera, mund të vendoset, përjashtimisht, masa e burgut hetues
Gjykata Federale e Zvicrës, si autoriteti suprem në sferën e gjyqësisë zvicerane ka marrë një vendim sipas të cilit edhe ndaj fëmijëve të moshës 10 deri 15 vjeçare në raste dyshimi për vepra penale të kryera, mund të vendoset, përjashtimisht, masa e burgut hetues.
Si shkas për këtë vendim ka shërbyer një rast që ka ndodhur në Gjenevë, transmeton albinfo.ch agjencinë zvicerane të lajmeve sda.ch. Atje, në vitin 2014 një djalë 12 vjeçar nga Rumania ishte shpallur fajtor për vepra të ndryshme penale, veç tjerash edhe për tentim vjedhjeje.
Por, atij nuk i ishte shqiptuar asnjë dënim. Gjyqtari për të rinj kishte vendosur në aktgjykimin e tij se ligji nuk parasheh dënime me heqje lirie për të rinjtë nën moshën 15 vjeçare. Për këtë arsye, edhe burgu për hetime (paraburgimi) që kishte mbajtur ai, kishte qenë i paligjshëm.
Por, mendim të ndryshëm lidhur me këtë ka Gjykata Federale me seli në Lozanë, përcjell albinfo.ch. Sipas saj, burgu hetues ndaj 12 vjeçarit ka qenë në rregull pasi që ai nuk kishte pasur letërnjoftimi me vete ndërsa prindërit e tij ndodheshin në Rumani dhe ekzistonte rreziku i ikjes së tij nga Zvicra.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë














