Sport
Emision special për fenomenin “shqiptarët në kombëtaren zvicerane”
Me pesë lojtarë, sekondot shqiptarë me rrënjë nga Kosova dhe Maqedonia, janë më të përfaqësuarit në kombëtaren U21 të futbollit zviceran
Pesë nga gjithsej 23 lojtarë të përfaqësueses së Zvicrës, nënkampiones së Evropës në kategorinë U21 kanë rrënjë shqiptare. Po kaq janë edhe në kombëtaren A, e cila gjithnjë më shumë po imponohet me suksese në garat ndërkombëtare.
Me këtë fenomen nuk ka se si të mos merren edhje mediet zvicerane. Kështu, televizioni publik i Zvicrës SF2 i kushton sonte një pjesë të emisionit Sport Lounge pikërisht lojtarëve shqiptarë të kombëtareve zvicerane.
“Me pesë lojtarë, sekondot shqiptarë me rrënjë nga Kosova dhe Maqedonia, janë më të përfaqësuarit në kombëtaren U21 të futbollit zviceran. Për ta në futboll paraqiten më pak pengesa se sa në sportet tjera dhe në fushat tjera të jetës, për një ngritje në shkallën sociale.
Futbolli u ofron Shaqirit, Mehmedit &Co, njohje dhe përkatësi mbi mesatare në këtë shoqëri. Emisioni i sotëm “Sportlounge” i kërkon gjurmët e këtij fenomeni”, shkruhet në njoftimin për emisionin që sonte, me fillim në orënn 22.25 e jep sf2 dhe zgjat 30 minuta.
E-Diaspora
-
Foto
KUR VESHJA BËHET IDENTITET! Një mbrëmje që e ktheu traditën shqiptare në spektakël kulturor!... -
1 Maji “ndez” Zvicrën: Mijëra në rrugë në Cyrih dhe Bernë, nga protesta paqësore te përplasjet me policinë -
KQZ: Mërgata ka 12 ditë kohë për t’u regjistruar për zgjedhjet në Kosovë -
Zvicra përballet me “mafian e biçikletave”, disa e-bike të vjedhura përfundojnë në Kosovë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit
Jeta në Zvicër
-
Lucern: Gruaja gjendet në banesën e saj disa muaj pasi kishte vdekur Në qytetin e Lucernës, një grua ka mbetur e vdekur në apartamentin e saj për muaj... -
Mundësi me rrënjë shqiptare, Naim Fejzaj kthehet në ring pas sulmit në tru -
Zvicër: Shitjet me pakicë, në rënie -
Aferë dashurie midis dy gjyqtarëve federalë -
Shumica pro nismës “Jo Zvicër 10 milionëshe”: Këto janë qëndrimet e partive












