Gruaja
Para gjyqit për tentim vrasjeje të dy fëmijëve të vet: Pritet të shpallet e papërgjegjshme kosovarja
Ky proces pritet ta lirojë gruan nga vuajtja e dënimit pasi që një ekspertizë mjekoligjore ka ardhur në përfundimin se ajo vuan nga çrregullime serioze psikike. Në momentin e krimit ajo ka qenë e papërgjegjshme për veprimet e saj
Një nënë 39 vjeçare ka dashur t`i mbysë dy fëmijët e saj 12 dhe 13 vjeçarë, duke i ngulfatur dhe goditur me thikë. Ajo kishte thënë para organeve ndjekëse se kishte dashur që pastaj të vriste edhe veten.
Të hënën ka filluar në Gjykatën porote të Landit në Hagen procesi ndaj kosovares, shkruan derwesten.de. Ky proces pritet ta lirojë gruan nga vuajtja e dënimit pasi që një ekspertizë mjekoligjore ka ardhur në përfundimin se ajo vuan nga çrregullime serioze psikike, transmeton albinfo.ch. Në momentin e krimit, në qershor të këtij viti, ajo ka qenë e papërgjegjshme për veprimet e saj, ka thënë për mediat një zëdhënëse e gjykatës. Që nga ajo ditë, gruaja ka qenë e vendosur në një qendër psikiatrike.
Ndërsa puna e gjykatës tash është të konstatojë nëse nga kosovarja mund të pritet që edhe në të ardhmen të kryejë vepra të ngjashme penale. Në rast se vlerësohet kështu, ajo, me vendim gjyqësor do të dërgohet në një spital psikiatrik.
Gruaja nga qyteti gjerman Ennepetal në mbrëmjen e 11 qershorit i kishte mbyllur dy fëmijët e saj në banesë. Pa ndonjë arsye të shpjegueshme, ajo atë ditë ishte e zemëruar së tepërmi. Në tërbim se sipër e kishte ngulfatur të bijën, me qëllim që ta mbyste. Por i biri u kishte hyrë në mes dhe kishte arritur që të nxirrte motrën nga duart e nënës që kishte humbur kontrollin mbi vete. Mjekët kishin gjetur më vonë shenja të ndrydhjes në qafën e vogëlushes, përcjell albinfo.ch. Por, nëna e tërbuar nuk e kishte lënë me kaq. Ajo kishte marrë në kuzhinë një thikë me tehun 20 cm të gjatë dhe u ishte drejtuar fëmijëve: Unë po vdes dhe po ju marr ju me vete”. Vajza kishte provuar t`ia merrte thikën nga dora dhe në përpjekje e sipër kishte pësuar disa prerje në dorën e majtë. Përfundimisht dy fëmijët e gjejnë çelësin dhe ia dalin të ikin nga banesa.
Pjesëtarë të tjerë të familjes e kishin dëgjuar zhurmën dhe e kishin alarmuar policinë. Nëna ishte dërguar që atë natë në spitalin psikiatrik.
Fillimisht, prokuroria kishte menduar që deliktin ta cilësonte si lëndim trupor, si pasojë e një përpjekjeje të zgjeruar për vetëvrasje. Por, të dhënat që kanë dalë në dritë më vonë kanë bërë që kosovarja të akuzohej për tentim vrasjeje.
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe forcon integrimin Në kontekstin e diasporës shqiptare në Zvicër dhe më gjerë, gjuha shqipe ka një rëndësi në...
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra subvencionon tarifat vetëm për disa studentë të huaj? Ndërsa studentët ndërkombëtarë duhet të paguajnë tarifa më të larta shkollimi se sa homologët e tyre...
-
Prodhuesi zviceran i thikave të ushtrisë në përpjekje për të përmbushur kufizimet globale të tehut
-
Ndërprehet linja e trenit midis Brig në Valais dhe Italisë
-
Gjuha shqipe forcon integrimin
-
Studimi i ri zbulon se ku në Zvicër punonjësit fitojnë më shumë dhe më pak