Uncategorized
Ish-bunkeri bërthamor shndërrohet në muze
Muzeu i hapur tani në Tiranë mbanë fotografi dhe pajisje që ilustrojnë përndjekjet politike të mbi 100 mijë shqiptarëve që prej vitit 1945 deri më 1991
Një bunker i vjetër i fshehtësisë së lartë është rihapur të shtunën si një muze në Tiranë, për t’u treguar vizitorëve se si i ka persekutuar policia e epokës komuniste kundërshtarët e regjimit, shkruan ‘Washington Post’,
Bunkeri prej rreth 1000 metra katrorë me mure të betonit deri në 2.4 metra trashësi është ndërtuar ndërmjet viteve 1981 dhe 1986 për të strehuar policinë elitë dhe personelin e ministrisë së brendshme në një rast të sulmit bërthamor, përcjell albinfo.ch.
Muzeu i hapur tani në Tiranë mbanë fotografi dhe pajisje që ilustrojnë përndjekjet politike të mbi 100 mijë shqiptarëve që prej vitit 1945 deri më 1991.
Regjimi komunist i Enver Hoxhës, me një frikë të imagjinuar të pushtimit nga “imperialistët e SHBA-së dhe social-imperialistët e Bashkimit Sovjetik” ndërtoi bunkerë të çdo lloj madhësie gjithandej vendit. Ka patur spekulime se mund të jenë ndërtuar deri në 700 mijë syresh, por qeveria tha se janë ndërtuar 175 mijë.
Njëzet dhoma në muzeun e ri tregojnë historinë e policisë së Shqipërisë nga viti 1912 deri 1991 dhe njëkohësisht edhe emrat e 6.027 njerëzve të ekzekutuar gjatë regjimit komunist, 34.000 të burgosurve dhe më shumë se 50.000 të tjerëve të izoluar në kampet e internimit.
Në inaugurim ishte edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama. “Ky bunker të dashur miq është hyrja në të parin memorial i konceptuar dhe i ngritur mbi themele kushtuar kujtimit me mendje, me zemër, por dhe me sy të viktimave të terrorit komunist”, deklaroi Rama.
Bunk’art 2 në qendër të Tiranës, ofron për të gjithë vizitorët, modelin si hartoheshin dosjet e komunizmit. Ai është një pjesë e gjallë e vuajtjes dhe përndjekjes gjatë viteve të diktaturës. Ky është i dyti Bunk’art në Tiranë
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029












