CH-Ballkani
Gjysmë miliard euro për 8 muaj nga diaspora
Për tetë muajt e parë të këtij viti qytetarët e Kosovës, të cilët jetojnë në shtete të ndryshme të botës, dërguan në Kosovë hiç më pak se 500 milionë euro. Në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak shihet se ka rritje të dërgesave
Sipas të dhënave zyrtare shihet se më së shumti dërgesa nga diaspora për në Kosovë kanë ardhur gjatë muajit gusht dhe vlera totale e mjeteve të ardhura nëpërmjet bankave, agjencive për transfere parash dhe rrugëve të tjera është 98,6 milionë euro, derisa më së paku mjete sivjet kanë ardhur gjatë muajit shkurt dhe shuma totale e mjeteve të ardhura nga diaspora ka qenë 48 milionë euro, shkruan gazeta ‘Zeri’, përcjell albinfo.ch.
“Gjatë muajit janar kanë ardhur 56,7 milionë euro, gjatë muajit shkurt 48 milionë euro, gjatë muajit mars 51,9 milionë euro, gjatë muajit prill 57,2 milionë euro, gjatë muajit maj 56,7 milionë euro, gjatë muajit qershor kanë ardhur në Kosovë nga diaspora 59,2 milionë euro, gjatë muajit korrik 70,2 milionë euro, si dhe gjatë muajit gusht kanë ardhur në Kosovë 98,6 milionë euro”, thuhet në raportin e Bankës Qendrore të Kosovës…
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira











