Lajme
Banka Botërore vazhdon përkrahjen financiare për Kosovën
Drejtori i BB-së, Konstantin Huber ka thënë se Banka Botërore është duke shikuar mundësinë e ndërtimit të një termocentrali me linjit
Drejtuesit e Bankës Botërore kanë thënë se mospajtimet mes Qeverisë së Kosovës dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar nuk paraqesin ndikim negativ në pjesën e përkrahjes buxhetore nga ajo për Kosovën.
Ata kanë paralajmëruar se nëse një shtet del jashtë binarëve të FMN-së kjo do të vështirësojë vazhdimin e programeve nga ky institucion ndërkombëtar.
Drejtori ekzekutiv i Bankës Botërore, Konstantin Huber, pas një takimi që ka zhvilluar me zëvendës kryeministren dhe ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se përkrahja e tanishme buxhetore e BB-së do të vazhdojë për Kosovën.
Huber ka thënë se Banka Botërore është duke shikuar mundësinë e ndërtimit të një termocentrali me linjit, ndërsa bisedimet mes Qeverisë dhe BB-së janë mjaft të avancuara dhe pritet të arrihet një marrëveshje shumë shpejt.
Duke folur rreth klimës së biznesit në Kosovë, Huber vlerëson se në këtë çështje ka hapësirë për të bërë përmirësime, posaçërisht në fushën e fillimit të biznesit dhe marrjes së lejes.
Nga ana tjetër ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se Banka Botërore do të ndihmojë në projektet zhvillimore të Kosovës.
Gjithashtuministri i Financave, Bedri Hamza dhe zëvendësi i tij Ramadan Avdiu, kanë pritur në një takim drejtorin ekzekutiv në Bankën Botërore dhe i konstituencës belgo-austriake, Konstatin Huber, të cilin e kanë njoftuar lidhur me situatën ekonomike në Kosovë.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











