Shkurt.ch
Ministrat zviceranë në “ekskursion shkollor”
Për "ekskursionin shkollor" ata tradicional kanë zgjedhur Gjenevën, gjegjësisht qendrën evropiane për studime Nukleare, Cern
Qeveria e Zvicrës, respektivisht të shtatë ministret dhe ministrat e saj, është bartur sot në Gjenevë. Për “ekskursionin shkollor” tradicional që ministrat e realizojnë në prag të pushimeve verore, kësaj radhe kanë zgjedhur Gjenevën, gjegjësisht qendrën evropiane për studime Nukleare me nam botëror, Cern. Mikpritëse kësaj radhe ka qenë presidentja dhe anëtarja e qeverisë, Micheline Calmy-Rey, e cila vjen nga Gjeneva.
Në qendrën Cern ku kohëve të fundit janë zhvilluar eksperimente interesante për gjetjen e zanafillës së jetës në botë, qeveritarët i ka pritur drejtori gjeneral Rolf Heuer. Ai u ka shpjeguar në hollësi ministrave se çfarë nënkuptohet me antimaterien dhe me LHC-në.
Pas Cern-it, të shtatë qeveritarët janë ndalur në një drekë të përbashkët me qeverinë e Gjenevës.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve Ekspertët theksojnë se rënia e lindshmërisë nuk lidhet vetëm me faktorët ekonomikë... -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve -
Qytetet më mikpritëse në Evropë për emigrantët, Cyrihu në vendin e parë -
Vendet më mikpritëse për emigrantët: Zvicra, e pesta, Austria, e dhjeta












