albinfo.ch
Gjuha
Thun: Shqiptarët shënojnë ditën e flamurit
Në prani të shumë bashkëatëdhetarëve shqiptarë dhe figurave diplomatike shqiptare si dhe atyre lokale zvicrane, në qytetin e Apleve zvicrane Thun, edhe këtë vit u organizua një manifestim kulturor, me rastin e festës kombëtare të 28 nëntorit.
Në këtë takim, të pranishëm ishin Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Bern, zotëri Ilir Gjoni, Ambasadorja e Republikës së Kosovës, zonja Nazane Breca, përfaqësues nga Ambasada e Republikës së Maqdonisë, si dhe Fred Hodel, përfaqësues nga Drejtoria për Integrim. Për të argëtuar të pranishmit, organizatorët kishin ftuar këngëtarë, vallëtarë dhe humoristin e njohur të estradës shqiptare, Rasim Thaçin (Cima).
Manifestimin e bëri të hapur kryetari i shoqatës „Atdheu“, Xhemshir Zenuni, i cili përshëndeti të pranishmit, e me theks të veçantë falemenderoi përfaqësuesit e ambasadave dhe ato të shtetit Zvicran për pjesëmarrjen e tyre.
Zonja Nazane Breca, ambasadore e Republikës së Kosovës, lavdëroi disaporën shqiptare e cila ka ditur çdo herë të sillej si duhet për të përfaqësuar në këtë mënyre dhe vendin e tyre prej nga ata vinin. Ajo e vlerësoi si shumë të rrëndësishme festën kombëtare të flamurit. Mes tjerash zonja Breca tha se “Dita e flamurit të shqiponjës dykrenare, bashkon të gjith shqiptarët kudo që ata jetojnë. Sot të gjithë ne përkulemi para gjakut të dëshmorëve të cilët dhanë jetën për lirinë që ne sot gëzojm. Ne jemi munduar të mbrojmë vlerat dhe kulturën tonë, duke i kundërshtuar në vazhdimësi kulturat e huja, të cilat na janë imponuar nga forcat e jashtme“.
Ne, u shpreh në vazhdim ambasadorja Breca, nuk guxojm të harojmë rolin e diasporës në drejtim të çështjes shqiptare. Ne kemi edhe shumë punë për të bërë, dhe tanimë rruga jonë është e qartë, ajo është rruga e zhvillimit, paqes dhe stabilitetit.
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë Ilir Gjoni, para të pranishmëve foli rreth rrëndësisë së imazhit të shqiptarëve në botë dhe me këtë rast lavdëroi diasporën shqiptare, që kanë patur një rol kyç dhe pozitiv në përmirësimin e këtij imazhi. „Ky është një vit me rrëndësi të veçantë për të gjith shqiptarët, pasi viti 2016 ka qenë dhe viti kur Shqipëria ka marë statusit e kandidat për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian“ – tha Gjoni.
Ambasadori Gjoni, kujtoi dhe orvajtjen e shqiptarëve të cilët para 72 vite ishin reshruan në anën e aleatëve europian, për të luftuar kundër okupatorit të luftës së dytë botërore. Ai përgëzoi organizatorët për këtë manifestim me rastin e ditës së flamurit dhe shtetëformimit të shtetit shqiptarë.
Fjalë rasti iu dha edhe përfaqësuesit të drejtorisë për emigracion pranë qytetit të Thun-it, zotëri Fred Hodel, i cili njoftoi të pranishmit për ndryshimet që janë realizuar në këto dy vitet e fundit, sa i përket të rrinjëve që vijnë nga jashtë. „Në këto dy vitet e fundit, ka filluar të aplokohet dhe metoda e re me personat që nga jashtë. Është fjala për ata që vijn në Zvicër për të jetuar, e që duhet të paraqiten në komunën e tyre, me qëllim të një bisede përmes së cilës të mësohet nëse personi i sapoarrdhur ka nevoj për ndonjë kurs në gjuhën gjermane, të shikohet mundësia për punësim, shkollimi dhe shqyrtimi i diplomave që posedon“ – tha mes tjerash përfaqësuesi i drejtorisë për Integrim, Fred Hodel.
Pas fjalimeve që mysafirët kishin pregaditur për të pranishmit, skenës iu rikthye kënga, vallja shqipe, si dhe humori nga aktori i njohur shqiptarë Rasim Thaçi (Cima).
E-Diaspora
-
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave Këngëtarja shqiptare foli për rëndësinë e letërsisë së përkthyer, udhëtimet dhe njohjen e gjuhëve të huaja... -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen” -
Stockholm
Grupi i valleve “Tradita” sonte përfaqëson kulturën shqiptare në Stockholm -
Suedi
Suedi promovohet libri “Shqipëria, Orienti i Europës” i Sven Aurén
Jeta në Zvicër
-
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm? Shifrat qeveritare tregojnë se pagat e disa banorëve të huaj që mbajnë leje B janë mjaft... -
Një zviceran në mesin e ekuipazhit të anijes turistike të prekur nga hantavirusi -
Zvicër
Zvicër: Hapet ekspozita e artistes shqiptare Dorina Ukgjini -
Rritet numri i punëtorëve ndërkufitarë në Zvicra, arrin në 413 mijë -
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih




















