Lajme
Pas kёrcёnimit tё Erdoganit, Ballkani i druan një fluksi të ri refugjatёsh
Presidenti turk Erdogan kёrcёnon Europёn me shfuqizimin marrёveshjes pёr refugjatёt. Nё itinerarin e Ballkanit shtohet frika pёr njё valё tё re refugjatёsh. Por deri tani nё vendet e tranzitit nuk ka pasur masa mbrojtёse pёrveҁ vendosjes sё gardheve kufitare
Presidenti turk Erdogan kёrcёnon Europёn me shfuqizimin marrёveshjes pёr refugjatёt. Nё itinerarin e Ballkanit shtohet frika pёr njё valё tё re refugjatёsh. Veҁ gardheve nё kufi vendet nuk kanё ide pёr zgjighje.
Presidenti turk Erdogan kёrcёnon Europёn me shfuqizimin marrёveshjes pёr refugjatёt. Nё itinerarin e Ballkanit shtohet frika pёr njё valё tё re refugjatёsh. Por deri tani nё vendet e tranzitit nuk ka pasur masa mbrojtёse pёrveҁ vendosjes sё gardheve kufitare.
Nё njё kompleks tё vjetёr doganor menjёherё pas stacionit qendror tё autobusёve nё kryeqytetin serb Beograd mbizotёrojnё rrethana kaotike. Rreth 500 refugjatё janё vendosur kёtu nё kushte katastrofale higjenike. Erё e rёndё nga goma tё djegura makinash e mbeturina, njё erё e keqe e papёrcaktuar qё tё merr frymёn. Para ndёrtesёs dhe depos sё hekurudhёs aty njerёzit shtrihen nё rrugё. Tё mbuluar me batanie pёr t’u mbrojtur nga tё ftohtit, shkruan deutsche welle. Disa lahen me ujё tё ftohtё – ka vetёm njё ҁesёm. Qindra vetё presin me durim nё radhё, pёr tё marrё njё tas me supё zarzavatesh dhe njё copё bukё. Njё organizatё ndihme shpёrndan kёtu rreth 1000 racione ҁdo ditё. Por kjo nuk mjafton. Gjatё vitit tё kaluar Beogradi ishte epiqendra e tё ashtuquajturit itinerari ballkanik nё rrugёn e refugjatёve drejt Europёs Perёndimore. Nё mars itinerari ballkanik u mbyll kryesisht nё kufirin mes Greqisё e Maqedonisё. Megjithatё 7000 refugjatё kanё mundur tё dalin nё Serbi. Vitin e kaluar erdhёn kryesisht refugjatё luftё nga Siria, djem tё rinj nga Pakistani dhe Afganistani.
Disa qindra km. mё tutje nё juglindje tё Bullgarisё nё strehimoren mё tё madhe tё refugjatёve nё Harmanli presin rreth 3000 . Nё Greqinё fqinjё rreth 60 000ё kthehen nё Turqi. Nё ishujt Lesbos dhe Chios vazhdimisht ka dhunё mes refugjatёve dhe banorёve, tё cilёt duan tё ruajnё imazhin pёr tё mos humbur klientelёn e turistёve. Por tё gjitha kёto rrethana mund tё jenё vetёm fillimi, i asaj se ҁ’mund tё pasojё, nё rast se Ankara e anullon marrёveshjen me BE-nё pёr refugjatёt duke i hapur kufijtё, ku ndёrkohё jetojnё miliona refugjatё. „Ne na kёrcёnon njё cunami prej tre milionё migrantёsh”, shkruante duke dhёnё alarmin gazeta qeveritare serbe „Novosti” nё fundjavё. Po mendohet qё nё kufirin jugor me Maqedoninё tё vendoset njё gardh kufitar. Ka plane tё ngjashme edhe nё Kroaci. Njё valё refugjatёsh mund t’i vendosё para sfidash tё reja vendet e Ballkanit. Ende ka pak politikanё qё flasin pёr kёtё problem, ndёrkohё qё mediet shprehin frikёn pёr njё valё ё re refugjatёsh. Nё rast tё njё fluksi si vitin e kaluar gardhet kufitare tё vendosura ndёrkohё nuk do tё mjaftojnё.
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem Për të qëndruar brenda kufirit të kostos, paratë potencialisht do të ishin të mjaftueshme vetëm për... -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord












