Lajme
Rriten remitancat në Kosovë
BQK:Pjesën e dytë të vitit, pritet të rriten edhe më shumë dërgesat e emigrantëve, pasi gjatë kësaj periudhe, diaspora viziton Kosovën
Mjetet financiare të emigrantëve kanë shënuar rritje rreth katër për qind, në tre mujorin e parë të këtij viti, krahasuar më periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Njohës të çështjeve ekonomike, thonë se dërgesat e emigrantëve ndikojnë në zbutjen e varfërisë, por jo në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik. Në anën tjetër, zyrtarë të qeverise, pohojnë angazhimet për trajtim institucional të emigrantëve. Sokol Havolli, ekonomist i lartë në këtë bankë, ka bërë të ditur për Radio Evropa e Lirë se në tremujorin e parë të këtij viti, dërgesat e emigrantëve kanë arritur në 111,3 milionë euro, ndërsa prej muajit janar deri në muajin mars të vitit të kaluar, në Kosovë kishin arritur rreth 103 milionë euro. Havolli, pret se në pjesën e dytë të vitit, të rriten dërgesat e emigrantëve, pasi gjatë kësaj periudhe, thotë ai, diaspora viziton Kosovën.Diaspora kosovare, që jeton kryesisht në shtetet perëndimore, sipas njohësve të çështjeve ekonomike, vazhdon të jetë një nga burimet kryesore e të ardhurave për shumë familje.Rudina Heroi, nga Instituti Për Studime të Avancuara, GAP, thotë për REL se të hyrat materiale nga diaspora janë shumë të nevojshme në Kosovë, pasi konsiderohen si mekanizëm i rëndësishëm për zbutjen e varfërisë në Kosovë. Sipas saj, 50 për qind e remitancave shpenzohen vetëm për konsum, rreth 10 për qind për arsim, ndërsa një përqindje tjetër investohen në biznes.
Heroi, thotë se menaxhimi më i mirë i dërgesave nga jashtë, do të mund ndikojë edhe në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik. Për këtë, ajo shpreson tek Ministria e Diasporës.Por, zyrtarë të Ministrisë së Diasporës, thonë se prioritet në agjendën e vetë e kanë krijimin e një ambienti më të favorshëm për tërheqjen e investimeve të kosovarëve që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës. Ndërsa, sa i përket remitancave, Xhevdet Sfarça, këshilltar politik në këtë ministri, thotë se janë duke identifikuar mundësitë, që mjetet financiare të mërgimtarëve të arrijnë në Kosovë pa paguar kamatë nëpër bankat komerciale.
Sipas statistikave të Bankës Qendrore të Republikës se Kosovës, në gjysmë-vjetorin e parë të vitit 2010, dërgesat e emigrantëve kosovarë kanë shënuar vlerën prej 225.8 milionë eurosh.
E-Diaspora
-
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës I diplomuar në Konservatoriumin e Muzikës në Vjenë, ai interpreton çdo ditë në ambiente ikonike si... -
Pianistja shqiptare Nikol Tuka, fituese e mbi 40 çmimeve, shkëlqen me interpretimin e saj -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova -
Luljeta Elezi, artistja e parë shqiptare anëtare e rregullt e Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin
Jeta në Zvicër
-
Instruktorët vullnetarë u mësojnë azilkërkuesve të notojnë Nxehtësia dhe dielli joshin ujin - kjo mund të jetë e rrezikshme për ata që nuk... -
A mund t’ju kërkojë një punëdhënës zviceran ta dëshmoni se nuk keni probleme me borxhet? -
Cyrih: Shoferi falet para autobusit, ngjarja ka ngjallur diskutime -
Problemi i vërtetë i shkallës së lindjeve në Zvicër do të ishte heqja dorë nga fëmija i tretë -
Shkurtimet buxhetore kërcënojnë radarët e MétéoSuisse, a do të ketë parashikime më pak të sakta të motit?













