Bota
Gjithnjë e më shumë turq kërkojnë azil në Gjermani
Sa më shumë që në Turqi presidenti Erdogan vepron kundër atyre që mendojnë ndryshe, aq më shumë rritet në Gjermani numri i turqve që kërkojnë azil.
Më shumë se 4000 kërkesa për azil të qytetarëve turq janë regjistruar këtë vit në Gjermani. Kjo shifër është dyfishuar krahasuar me vitin e kaluar. Frika dhe shtypja prej muajsh janë përditshmëri në Turqi. Dhjetëra-mijëra vetë kanë humbur punën, ndodhen në burgje, me gjasë edhe janë torturuar.
Madje edhe politikanë të zgjedhur të partisë prokurde, HDP, janë arrestuar si Mazhar Zümrüt, një kurd nga Anadolli lindor. Në një odise të gjatë përmes Sirisë dhe Irakut, ai ka mbërritur më në fund në Gjermani.
“Turqia që kam lënë pas më kujton Gjermaninë e vitit 1933”, thotë ai për DW, përcjell albinfo.ch.
Çdo ditë ai shikon postën me shpresën se mos i ka ardhur përgjigja për njohjen e azilit në Gjermani.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën













