Lajme
Për 9 ditë janë futur në Kosovë 540 vetura të vjetra
Për 9 ditë nga heqja e akcizës për veturat më të vjetra se 8 vite, janë futur në Kosovë 540 vetura, ku për to është paguar bazë doganore në vlerë prej mbi 2 milion e 700 mijë euro raportojn mediat e vendit.
Sipas të dhënave të Doganave të Kosovës, vetëm brenda atyre 9 ditëve janë paguar rreth 342 mijë euro akcizë, ndërsa për TVSH janë paguar mbi 508 mijë euro.
“Sa i përket periudhës para se të hynte në fuqi regullorja e re e cila e lejon importin deri në 13 vite vjetërsi, importi javor i veturave ka qenë 250-300 vetura.”, kanë thënë zyrtarë të doganave.
Ky vendim kishte hyrë në fuqi nga 1 korriku i këtij viti për arsye të mbushjes së buxhetit ku ishte paraparë se me lejimin e futjes së veturave me vjetërsi deri në 13 vite, do të arrihet të mbushet buxheti i Kosovës edhe me 20 milion euro.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran














